Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Lame: KARARSËZËT E KOLONJËS

Image result for artan lame

Sot Dritan Hila më kish nderuar dyfish, se më kish begenisur në një shkrim të tijin dhe, ca më shumë akoma, se ma kish vënë emrin në një sërë me Kolonjën.
Përpiqesha një herë ti shpjegonja një mikut se nga shkon udha për në Qytezën time të Kolonjës dhe ja thonja kështu:
Po ja, për të vajtur në Qytezë, si të ngjitësh Qafën e Qarrit, do lesh më nj’anë Helmësin e byrazerëve Nazarko, Shpëtim e Mentor bashkë.
Pastaj vazhdo udhën dhe, në krahun tjetër përtej duket Lubonja e Fatosit.
Përballë saj, në krahun tjetër të pllajës, duket Vodica e Gramoz Pashkos së ndjerë.
Vazhdo udhën tek kthen, e do dalësh përtej Qafzezit të Dajlan beut, një mëndje-allçaku me nam në fillim të ‘900-ës.
Përtej, do lesh në të mëngjër Blushin e Benit, fshat që pleqtë qëmoti e përdornin për të thënë “sherrxhi Blushi”.
Ca minuta më pas, mbi pllajë do duket Luarasi i Petro Ninit me nam.
Sakaq do kthesh në të djathtë dhe, pas ca minutash, do të të dalë përpara Qyteza e Nolit të Madh dhe… e imja.
Të gjitha këta, në vetëm 20 minuta me makinë.
Lere mos e ngá – më tha miku im, që i shpjegoja me sytë e lëngëzuar – tani e mora vesh, tërë kararsëzët e këtij vëndi ardhkan nga ajo qoshe e Kolonjës!

Please follow and like us: