Bloomberg: BE do të autorizojë hapjen e negociatave për Shqipërinë
Më 15 tetor Bashkimi Evropian mund të autorizojë çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me shpresën se perspektiva do të ndihmojë për ankorimin e kontinentit ballkanik në Perëndim.
Ky konstatim i bërë nga Bloomberg mbështetet tek një draft-deklaratë që po qarkullon në Bruksel prej së premtes e që ka rënë në dorë të medias.
Në komunikatë sipas Bloomberg thuhet: “Në vazhdën e progresit të shënuar sa i përket reformave, Këshilli i Ministrave të BE vendos hapjen e negociatave të anëtarësimit me qeverinë e Tiranës dhe Shkupit”.
Megjithatë ndërsa teksti mund të ndryshojë, një draft-deklaratë e mëparshme, e parë gjithashtu nga media, nuk e përfshinte rekomandimin për çeljen e bisedimeve, shton Bloomberg.
Gjithashtu Bloomberg kujton se kundërshtitë e Francës, Holandës, Gjermanisë dhe Danimarkës bënë që dy vendet të mos e merrnin dritën jeshile në qershor.
Edhe pse negociatat zgjasin për disa vite, e madje dhe dekada si në rastin e Turqisë, nisja e procesit do të ishte një fitore për qeverinë e Maqedonisë së Veriut, vijon më tej media amerikane.