Albspirit

Media/News/Publishing

Mentor Kikia: Nevoja për shërbim psikiatrik mbarëpopullor

 

Ajo që ndodhi në stadiumin “Selman Stërmasi” dje në Tiranë nuk më duket një përleshje tifozësh. Zakonisht dhuna shpërthen gjatë ose pas ndeshjes. Ngacmuar nga ndonjë vendim i arbitrit apo thjeshtë nga dufi i humbjes…

Por ajo që ndodhi në Tiranë ishte rebelimi i një turme të harbuar dhe te mllefosur s’dihet se me kë. Një turmë të rinjsh depresivë dhe të karikuar me energji negative që shpërthyen në dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, pa patur asnjë “arsye sportive”.

Huliganizmi ka treguar akte dhune edhe më të rënda se kaq, por nuk ka qenë asnjëherë kap i pajustifikuar nga “motivet sportive”.

Mbi të gjitha futbolli ynë kaq modest nuk justifikon as sharjen “agresive” korçare ndaj vlonjatëve “Të ju vijë rëndë” e jo më hunjtë dhe gurët.

Please follow and like us: