Albspirit

Media/News/Publishing

Saga e vilave të Bllokut në Pogradec/Kur Enveri dhe Nexhmja u “shitën” në Drilon për 3500 euro (10)

Image may contain: 1 person, suit

Bardhyl Berberi

 

Në një nga sallat kryesore të restorantit të vilës ‘Art’, atje ku dikur ka qenë rezidenca e  Enver Hoxhës, fare pranë oxhakut ku qëndronte Hoxha, për më shumë se një vit, qëndroi një tablo e një piktori pogradecar, e cila kishte në qendër Enver Hoxhën dhe Nexhmijen duke shëtitur nëpër Drilon në një format 60 cm me 40 cm.

Të gjithë klientët janë befasur kur e kanë parë të ekspozuar Enver Hoxhën dhe bashkëshorten e tij në një nga këndet kryesore të restorantit. Pikërisht tek vendi ku ai atëherë kur qëndronte kur ishte gjallë, pranë këndin tek oxhaku.

Por, kur i afrohesh pikturës aty sheh në cep edhe çmimin e autorit të pikturës Vangjo Vasili, i cili i ka vendosur në cep çimin prej 3500 euro. Padyshim që ky është rasti i parë pas viteve 1992 që ekspozohet në një ambient publik dhe lihet aty paafat deri sa të shitet portret i diktatorit Hoxha dhe i bashkëshortes së tij.

Kishte  neostalgjikë të moshuar që vijnë qëllimisht aty në lokal për të pirë kafe e  për t’u çmallur me diktatorin, por shumica e klientëve që vinin në lokal shprehnin mllef. “Na i keni varur në mur diktatorin, ka ngelur vetëm ta ngjallni ndonjë ditë dhe s`kemi për të shkelur më në Drilon si dikur kur Driloni ishte pronë e tij”, thotë një djalë i ri nga Korça i cili ishte duke drekuar në restorant me të fejuarën.

Ndërkohë pak kohë para se të ndahej nga jeta zvëndës ministri i Mbrojtjes Nazar Berberi, i dënuar nga diktatori Hoxha se gjoja i kishte përgatitur një bastun-armë për ta vrarë atë thotë:

“Ishte shumë irituese të shikoje atë fytyrë që për 40 e ca vjet e mbajti popullin tonë në diktaturë. Pastaj ai dhe komunizmi është dënuar edhe në parlamentin shqiptar nga të gjitha forcat politike të majta dhe të djathta dhe kjo padyshim ishte skandaloze që të qëndrojë më tepër se një vit i varur atje, aq më tepër në një lokal luksoz që për 30 vjet ai e ka mbajtur si pronën e tij dhe këtu nuk shkelte këmbë njeriu…

Prania e portretit të tij këtu, thotë një i përndjekur, ishte e papranueshme, duket sikur fantazmën e kemi ende të gjallë, ky ishte një provokim ndaj nesh që kanë vuajtur burgjeve të diktaturës…Jo jo në asnjë mënyrë.

Por kishte dhe nga ata që qëndronin krejt indiferentë, që nuk tregonin asnjë interes, madje nuk ia hedhin sytë fare. Piktori i mirënjohur Kudret Durollari thotë se jemi në demokraci dhe mund të ndodhi gjithçka. Por piktura ka disa kohë që është larguar nga këndi ku ishte vendosur. Burime të informuara nga Vila ‘Art’ kanë thënë se piktura u shit për 3500 euro dhe kështu Driloni çlirohet për herë të dytë nga diktatori Hoxha. Ende nuk tregohet blerësi, por burime brenda vilës ‘Art’ thanë se piktura është blerë nga një biznesmen i fuqishëm në Tiranë.

 

Driloni, mollë e ndaluar

 

 

Pika turistike e Drilonit, nga viti 1964 kur vinte pushonte në bllokun e Pogradecit Enveri nga 2-3 muaj në vit kanë qënë mollë e ndalume për pogradecarët. Madje edhe rruga aktuale buzë liqenit nga rezidenca e tij deri në Drilon u bllokuar dhe kjo u bë vetëm për të shkuar diktatori dhe familja e tij. U hap një rrugë tjetër për masën e popullit, i cili shkonte vetëm në njërin cep të Drilonit. Oazi kryesor i Drilonit ishte vetëm për Diktatorin, i zhytur mes dremitjes së lumit të Volorekës mes blerimit dhe luleve të shumta erëmira, urave që lidhin ishujt e Drilonit mjelmave dhe rosave një lokal tepër luksoz me lloj-lloj ornamentesh ishin privilegj vetëm për Ata…

Në mes të këtij peizazhi romanik piktorët vendas dhe ata të me emër të rretheve të tjera nuk lanë kënd të këtij peizazhi pa fiksuar diktatorin në telajot e tyre, tek urat duke gjuajtur peshk, tek mështekna duke studiuar, tek oxhaku, momente meditimi etj. Kuptohet piktuart më të arrira më portretin e diktatorit vendoseshin nëpër vendet më pikante dhe rezidenca qeveritare apo partiake. Madje servilizmi shkoi deri atje saqë u realizuan piktura në një tavolinë duke biseduar Enveri me Lasgush Poradecin, gjë që nuk ka ndodhur kurrë kur vetë Enveri në kujtimet e tij shprehet se një herë e ka pyetur sekretarin e parë të Pogradecit se çfarë bëntë dhe me se merrej në Pogradec Lasgushi.

Ishte koha kur përveç piktorëve servilë kishte edhe shumë poetë kompozitorë dhe kineastë që krijuan për diktatorin;

Vargjet e famshme në festivalin e Gjirokastrës pas vdekjes së Enver Hoxhës:

 

Çelni ju karafila, çelni përsëri

-Edhe pse Enveri nuk vjen më tek ju

-Do të shkoni ju tek AI.

U xhirua në ato vite filmi “Bashkëqytetari ynë” ku skenaristët dhe regjizori i bënin elozhe pa kufi diktatorit në rezidencën qeveritare dhe nëpër Drilon me monazhe të sajuara, sikur qëndronte në mes të popullit…

Pikërisht në këtë kohë në stadiumin e qytetit në një ndeshje të rëndësishme futbolli ishte shkruar me bojë jeshile një parrullë me shkronja të mëdha: “Poshtë diktatori Enver Hoxha”!

 

Piktura e Hoxhës në ish rezidencën e tij në Drilon ngjalli shumë polemika, megjithatë ajo qëndroi më shumë se një vit me mbishkrimin në kornizë “Shitet për 3500 Euro” deri sa u shit. Punonjës të vilës thonë se piktura ëshë shitur te një i huaj, ndërkohë që disa të tjerë thonë se ajo është blerë nga një biznesmen.

 

Kjo është shitja e dytë e kësaj pikture.

 

Në vitin 1988 nga autori i saj Vangjo Vasili këtë pikturë ia ka shitur Kursit të Partisë së Punës në Pogradec dhe ishte vendosur në pjesën ballore të murit në hyrje të biblotekës së kursit.

Drejtoresha e kurzit të Partisë së asaj kohe Violeta Vesho tha  se piktori Vangjo Vasili ka marrë 5 mijë lekë të asaj kohe prej saj për blerjen e pikturës, madje ajo në dokumentat e inventarit që ka ruajtur në shtëpi ka edhe faturën që ka blerë pikturën “Nexhmija dhe Enveri  në Drilon” prej Vangjo Vasilit.

 

Please follow and like us: