Albspirit

Media/News/Publishing

Lutja ime për bashkëpunëtorin e Sigurimit, Dilaver Sulë Blloshmin me pseudonimin ‘Shebeniku’

  1. B.p.“Xhami”- Demir Merko Blloshmi – op. (operativ) Lavdim Kurti

  2. B.p. “Burreli”- Dilaver Merko Blloshmi – op. Lavdim Kurti

  3. Bp. “Nogoli”- Engjëllush Çela – op Lavdim Kurti

  4. B.p.”Guri” – Shahin Rakip Yryku- op. Nevit Kasa

  5. B.p. “Studenti” – Emin Nexhip Lenaku – op. Vesel Gjorga

  6. B.p Studenti”  – Harif Beqir Qyra – op. Vesel Gjorga

  7. B.p. “Studenti” – Sami Hyka –op. Vesel Gjorga

  8. B.p.”Shebeniku”- Mehmet Ismail  Gjymenga- op.Vesel Gjorga

  9. B.p. “Bleta”- pa emër –op.Asim Bobrati

  10. B.p. “Pazari i Muzinës” – Hasan Sali Alliu- op. Xhevat Karriqi

  11. B.p. “Dardha” – Osman Rremo Zogolli – op.Vesel Gjorga

  12. B.p. “Marteli” –Ferit Haxhi Çota – op. Xhevat Karriqi

  13. B.p. “Shkëmbi” – Bardho (Sherif) Seit Qyra – op. Xhevat Karriqi

  14. B.p. “Shkumbini”- Sami Shaban Dashi  -op. Xhevat Karriqi

  15. B.p. “Shkumbini” – Sali Nezir Vlashi –op. Xhevat Karriqi

  16. B.p. “Shebeniku” – Dilaver Sule Blloshmi- op. Xhevat Karriqi

 

 

Bedri Blloshmi

Siç kam informuar edhe më parë unë jam futur në arkivin famëkeq të ish Sigurimit të Shtetit dhe kam zbuluar shumë b.p. (ose spiunë), bashkë me hetuesit dhe operativët e tyre.

Dua të sqaroj se disa nga spiunët që nuk kanë dhënë informacion ose që nuk kanë shpifur për familjen Blloshmi, si nga fshati Bërzeshtë, Fanja, Dritaj (Manastireci), apo Sopoti nuk i kam bërë publikë dhe nuk i kam ekspozuar.

Por ka edhe nga ata krimba që vazhdojnë ende të takohen me operativë të tipit Xhevat Karriqi dhe të tjerë si ai. Dua të përmend një spiun nga familja, i cili ha m… lart e poshtë në adresën time.

Ky bashkëpunëtor (spiun) quhet Dilaver Sulë Blloshmi, me pseudonimin ‘Shebeniku’. Ky spiun është tërhequr në bashkëpunim më në datën 20 mars 1965, nga operative i Sigurimit Lavdim Kurti dhe më vonë nga oficerët e lartë Asim Pobrati, Vesel Gjorga dhe Nevit Kasa.

Dilo Sulë Blloshmi, unë e di që ke në gjak spiunllëkun, por mësoje se tani nuk të dëgjon asnjë operativ dhe ehtues, aq më keq nuk ka më fonde për bashkëpunëtorët.

Unë e di gjithashtu se në këtë shtetin tonë, gjysëm diktaturë e gjysëm demokraci, asnjë spiun, hetues apo operativ i Sigurimit nuk ka dalë para drejtësisë sepse shteti nuk ka vullnet për të ndëshkuar ata që bënë krime në diktaturë.

Hakun tonë shpesh herë e ka marrë Perëndia duke i katandisur si mos më keq skotën e urryer që mbajti në këmbë diktaturën mbi 40 vjet.

Lutju Zotit për të të marrë sa më shpejt nga marazi!

Please follow and like us: