Albspirit

Media/News/Publishing

Mehmet Kraja zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Mehmet Kraja është zgjedhur sot kryetar i ri i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).

Kraja është shkrimtar, kritik letrar dhe publicist. Ai është autor i 12 romaneve, 5 përmbledhjeve me tregime, 6 dramave, 5 librave nga fusha e kritikës dhe publicistikës dhe publikimeve të shumta nga fusha e kulturës dhe artit. Ai është fitues i disa çmimeve për letërsi.

Kraja ka qenë udhëheqës i dy prej projekteve më të rëndësishme të ASHAK: “Kosova, vështrim monografik” dhe “Fjalori Enciklopedik i Kosovës.

Kraja,  i propozuar për këtë pozitë nga Seksioni i Gjuhësisë dhe të Letërsisë dhe nga Seksioni i Arteve, e ka fituar shumicën e votave të anëtarëve të Akademisë.

Kandidat për kryetar të ASHAK ka qenë edhe akademik Jusuf Krasniqi, i propozuar nga Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe nga Seksioni i Shkencave të Natyrës.

Kjo është hera e dytë e votimit për kryetar të ASHAK-ut. Në Kuvendin e kaluar zgjedhor, të mbajtur kohë më parë, nuk i fitoi votat e nevojshme asnjëri prej kandidatëve për kryetar.

Please follow and like us: