Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Ne, populli LIRI-dashës dhe BE-dashës!

Image result for xhoi jakaj

Ne populli LIRI- dashës dhe BE- dashës që lëmë anembanë vendit tokën djerr dhe punojmë tokat e botës, e ndërkohë vrasim vëllain për një gardh që ndan tokën e cila mund të mos i hy as dreqit në punë, se do e braktisësh një ditë?!…
Marrim valixhe turremi në Europë dhe botë a thua se atje është bahçe me lule dhe nuk e kthejmë kokën pas për të shpëtuar vendin ku kemi lindur, pa guxuar ta përmirësojmë atë, nuk guxojmë të rrisim ndërgjegjen e kuturën tonë individuale as nuk kemi guximin minimal të ngrihemi të ia themi në sy Partisë që e idealizojmë gabimet e saj.
Por jemi gati të hamë dhe bar, ah jo ushqime të skaduara, të prishura dhe gjenetikisht të përpunuara si mos më keq jashtë çdo norme të BE…
Ja pra që BE nuk të do, as nuk të pranon për aq kohë sa ne nuk bëjmë paqe me njëri- tjetrin,
Politika shahet e pështyhet, pastaj pajtohet për të bërë paktin e radhës për të ndarë dhe ca toka, prona apo për të përfituar nga tenderat e rradhës.
Fajin nuk ta ka as politika as BE që nuk të do në gjirin e saj o popull, fajin ta ka koka, që prite 30 vjet që këta të pasurohen e ti të varfërohesh deri palcë.
Ne që ishim 20- vjeçarë plot ëndërra për LIRI në vitet 90- të, gati shkuam 50-të, hajde se po presim edhe 20 vite të tjera që ta plotësojmë ciklin 50- vjet të shtypur e ne pastaj shkuam 70-të.
Eee si vajti kjo puna jonë, o popull shqiptar që e do lirinë, pranon të ikësh, por jo të ngrihesh e t’i përmbysësh gjithë partitë që e dërguan vendin tënd në këtë ditë… e tani tallen me reforma zgjedhore e përralla nga më të ndryshmet dhe gjithnjë gjejnë një të tretë që është fajtor për mosrealizimet apo përmbushjet e detyravë gjatë mandatit të tyre, e ti vazhdon i pret, u buzëqesh dhe i duartroket…
Ah o popull o popull, vetëm partinë të mos na shaj njeri, pa të presim sa të na iku jeta dhe të na mbi bari…
Të na rrojë Partia e “Demokracia”

Please follow and like us: