Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda Gjoci: Edi Rama po rishkruan dhe materializon poemën e mjerimit!

 

 

Image result for albina deda ne proteste

 

Është krejt njerëzore konstatimi dhe thirrja ime.

Sot më shumë se kurrë jam krenare dhe falenderoj Zotin e genin tim që i përkas një ideje e një kahu politik të djathtë që asgjë nuk e lidh me këto monstra neokomuniste, me këto klone përçudunuese që uzurpuan e përçudnuan Shqipërinë.

Unë sinqerisht flas gjithmonë.

Jam mjeke, jam nënë, jam dhe bijë Mirdite që vëllezërit e mi baballarët e atyre që sot janë shndërruar pari e këtij vendi m’i vranë e persekutuan për 50 vjet.

Por sot nuk flas nën idhnim.

I dua dhe kafshët, por më shumë më dhimbsen njerëzit.

Dhe njerëzit e mi, njerëzit tuaj po i vret Edi Rama.

Ky kryeministër aspak i adhuruar, por nga krimi e oligarkia i imponuar nuk ka frena e nuk njeh limite as njerëzore jo më politike.

Edi Rama po i vret si kryeministër i vendit, i shndërroi më krenarët e kontinentit në kopje të hebrejve në kërkim të Atdheut e të mbijetesës.

Se në Atdheun e sunduar nga ky sulltan i neveritshëm të vrasin e të gjobisin.

Se ata vrasin jo vetëm fizikisht por dhe moralisht.

Janë killer të pashpirt të ardhmërisë së kombit.

Edi Rama duhet ndalur jo vetëm se na e materializoi poemën dhe dhimbjen migjenjane dhe po i kthen shqiptarët në apoteozën e misrit ( bukës thatë), por se po tenton të na e vrasë të ardhmen e fëmijëve.

Këtu unë nuk jam politikane dhe nuk njoh pragmatizëm por jam nëna shqiptare që i rrezikohet fëmija dhe e ardhmja.

Si unë janë sot të gjitha nënat shqiptare.

Ka ardhur koha e revoltës njerëzore dhe jo e pseudorevolucioneve “Armani”.

Please follow and like us: