Biznesmeni i njohur uron fitoren e Albin Kurtit
Biznesmeni Nikollaq Neranxi që njihet si aktivist luftarak në aksione të ndryshme politike reagon edhe për zgjedhjet politike në Kosovë!
Duket se sensi i tij parashikues nuk ka gabuar edhe këtë radhë! Biznesmeni që njihet për tentativat e tij në nxitje protestash paqësore beson se me vullnet dhe vendosmëri ia dilet çdo sfide!
Në një farë mënyre duket qartazi që biznesmeni luftarak kundër padrejtësive sheh te Albin Kurti diçka nga vetvetja dhe njihen betejat e tij publike për të drejtat e pronave në Himarë dhe mbi taksat arbitrare kundër biznesit!
Fitorja iu përket guximtarëve! Urime Albin Kurti! 🇦🇱🇽🇰 – Shkruan biznesmeni Nikollaq Neranxi në faqen e tij zyrtare në facebook ku vërshuan dhe komentet e ndjekësve të tij, poshtë fotos me te cilën shoqërohet dhe ky urim.