Dritan Haxhiraj: Kosova dhe Perëndimi!
Askush nuk do e besonte se orët që do të ndiqnin darkën e 6 Tetorit 2019 do të vinin vulën e asaj se çfarë Perëndimi ka investuar në krijesën e vet.
Ajo e ka emrin Kosovë.
Nuk ka më dyshime brenda Kosovës por dhe jashtë saj se ky investim i SHBA, Anglisë dhe BE dha rezultatin më brilant në këto vise të Ballkanit.
Të atij Ballkani që prodhon vetëm probleme dhe shumë pak pozitivitet.
Të atij Ballkani dhe asaj pjese të vet që edhe brenda Kosovës në këto orë gjeti votën të fshehur edhe nëpërmjet metodave klanore.
Por kjo është tjetër histori që një shteti të ri me 11 vite histori, kjo edhe i falet.
Mësimi i fortë me emrin Kosovë, që tronditi jo pak koshiencat e elitave shqiptare jashtë saj vërteton se sa para ka ecur kjo demokraci e re në moshë por e fortë në themelet e veta.
Të jesh i ri dhe i fortë është një fitore e pafunde e sponsorit kryesore të ekzitencës të këtij kombi, SHBA.
Të jeshi i ri dhe i fortë duke goditur në largësi një tjetër sponsor të lindjes tënde si shtet, Shqipërinë edhe kjo është një dhuratë e këtyre orëve.
Të godasësh nëpërmjet votës përtej kufirit nuk është diçka që ndodh çdo ditë, por të zgjosh koshiencat e humbura duke menduar akoma se fëmija që ka lind është më i mirë se prindi vet kjo vetëm do të shtonte helmin kolektiv që ka mbushur shoqërinë shqiptare kudo ajo ndodhet.
Atë që Tirana nuk e bëne për 30 vite, Prishtina e realizon në më pak se 10 vite.
Atë që Tirana e sheh akoma nga lartë-poshtë edhe me njëfarë përbuzje, Prishtina e bën realitet me një klasë politike të re por me shtyllë kurrizore të rëndësishme.
Në Prishtinë quhet Demokraci.
Në Tiranë e ka emrin Autokraci.
Ata erdhën nga një rrugë e mbushur me urrejtje e racizëm dhe në 11 vite shtet ditën të gjenin rrugën e duhur për të ndërtuare ura jo mure.
Ata lindën mbi racizmin fetar dhe mbi atë etnik.
Ata ditën të ulin kokën e të shohin pas.
Ata ku gabuan prap e ulën kokën dhe përmirësuan nivelin politik.
Ata janë vetëm 11 vite shtet.
Ajo që kjo demokraci e re dhuroi dje nëpërmjet votës ka vetëm një efekt për kosovarët, ata nga sot i pret rruga e zhvillimit.
Ata luftuan për këtë.
Perëndimi nga sot mundet të jetë krenar me atë që me plot gojën quhet një eksperiment i fituar.
Ajo e ka emrin Kosovë.