Albspirit

Media/News/Publishing

Kontesha hungareze Geraldinë, në Shqipëri, për t’u fejuar me mbretin Zog

Ilir Ikonomi

Nga Ilir Ikonomi

Arritja e konteshës hungareze Geraldinë, në Shqipëri për t’u fejuar me mbretin Zog, u prit me kureshtje të madhe në Europë.

Nga Hungaria u nisën për në Tiranë fototeporterë dhe kronistë me aparate të rënda për të regjistruar këtë histori me mbret që po shpalosej nē Shqipërinë e vogël dhe të varfër.

Duhet të ketë qenë fillimi i vitit 1938, kur 22 vjeçarja u gjend e rrethuar nga kamerat dhe blicet.

Kjo fotografi me cilësi mjaft të mirë është nxjerrë nga arkivi hungarez. Si ajo ekzistojnë disa të tjera, ku gazetarët i kërkojnë Geraldinës së drojtur të marrë poza në perimetrin e një shtëpie pritjeje në Tiranë.

Ajo u martua me Zogun më 27 prill 1938, por fati e largoi nga Tirana pas më pak se një viti.

Geraldina kaloi shumë peripeci dhe, pas 60 e ca vjetësh, fati e solli përsëri në atdheun e saj të dytë, ku ndërroi jetë më 22 tetor 2002.

Please follow and like us: