Mbyllet numërimi në Kosovë, Albin Kurti zyrtarisht kryeministri i ri i vendit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve, duke u shpallur zyrtarisht fitues kreu i Partisë Vetëvendosja, Albin Kurti. Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime është përmbyllur mbrëmë, por vetëm procesimi i të dhënave nuk është bërë akoma për 4 për qind të vendvotimeve. Kështu ka thënë për KosovaPress, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se këto janë rezultate preliminare, por do të bëjnë përpjekje që sa më shpejt t’i shfaqin të dhënat nga të gjitha vendvotimet.
REZULTATET
Në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 197,966 vota ose 25,79%.
E dyta është LDK 192.300 ose përkthyer në përqindje 25,05%.
Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 162.342 apo 21.15% të votave.