Albspirit

Media/News/Publishing

Në skizorepublikën e Ramës nuk flitet më për demokraci dhe integrim, por për mbijetesë e largim

Image may contain: Albina Deda Gjoci, standing and suit

Albina Deda Gjoci

 

 

Krimi ka marrë qytetari.

Asnjë qytetar i këtij vendi nuk ka as sigurinë minimale për jetën.

Droga mbush male e dete, ndërsa pallatet e oligarkisë politike rivalizojnë qiellin.

SHBA dhe agjencitë e institucionet ndërkombëtare janë të alarmuara.

Askush nuk mund të parashikojë vizionin psikoman të kryeministrit shqiptar i cili dirigjon e eksperimenton një skizorepublikë.

Moderniteti e opurtuniteti demokratik i opozitës po përballet me arrogancën e pushtetit.

Institucionet janë terrorizuar në tendencë të plotë për t’u privatizuar.

Fjala e lirë dhe çdo princip i demokracisë po thahet si ato palmat e autostradës.

Është kohë alarmi.

Dikush mund të thotë se demokracia nuk ka tjetër peshore veç votës dhe votën e ka mazhoranca.

Po cilën votë?!

Votën e hashashit e të bandave të krimit!

Votën e shantazhit dhe intimidimit të administratës, ushtrisë e policisë politike!

Kjo nuk është votë.

Është ndëshkim e mallkim i demokracisë.

Tani në Skizorepublikën e Edi Ramës nuk flitet më për demokraci dhe integrim, por për mbijetesë e largim.

A duhet të thyhemi, a duhet të mposhtemi?

Kurrë! PD- ka lindur në kohë më të zorshme e ka kaluar momente më kritike.

Ajo është misionare dhe misionarët nuk sprapsen.

Sot është alarm kombëtar.

Nuk ka më pritje.

Nuk ka mbetur gjë tjetër veç greminës.

Edi Rama është thelluesi i greminës sonë.

Ai nuk njeh kufi.

Shqiptarët e Kosovës tashmë e treguan me votë e cilivizim, ku dje hapën një faqe të re, duke mandatuar opozitën për t’i drejtuar në rrugën e avancimit ekonomik dhe integrimit të shpejtë euro-atlantik. Është radha jonë tani!

Please follow and like us: