Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Dy fjalë për fituesit dhe humbësit në Kosovë dhe statusi i Diellza Kolgecit

Mua më pëlqeu aq shumë ky status i artistes Diellza R. Kolgeci. Ndaj po e bëj share, e një ditë uroj edhe në vendin tim të ndodh që:

  1. Fituesit të festojnë në heshtje dhe me qytetari e diplomaci.
  2. Humbësit të pranojnë fitoren e kundërshtarit dhe jo të demostrojnë fitore edhe kur janë të humbur.
  3. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të jetë i paanshëm dhe korrekt në monitorimin e zgjedhjeve dhe publikimin në kohë të rezultateve.
  4. Populli të jetë i aftë të ndëshkojë me votë të korruptuarit e politikës edhe kur ata janë të krahut tyre politik.
  5. Qytetari dhe elegancë si kjo e vëllezërve tanë kosovarë nga fillimi i ditës së votimit deri në fund, ku edhe pasi doli rezultati të gjithë treguan nivel e kulturë për t’u admiruar…

Statusi i Diellza R. Kolgecit

 

Urime Kosovë që pa asnjë incident përfundoi zgjedhjet (kurrë më pak fishekzjarre s’ka pas boll jam lut mos me pas se tepër irrituese janë), këto zgjedhje kanë qenë për mu më të qetat dhe çka më ka pëlqy më së shumti është se edhe ata që kanë humb kanë tregu qetësi, pjekuri po ashtu ata që fituan kanë tregu qetësi dhe pjekuri, pa eufori të tepruar, tekefundit askush nuk ka humb se nëse përnime e don vendin tënd atëhere edhe si opozitë mundesh shuuuuumë me kontribu për shtetin, veç a don 😉. Shpresoj shumë që Kosova do të ec më shpejt drejt një shteti ku drejtësia dhe shëndetësia do të jenë për gjithë qytetarët dy institucionet më të sigurta 🙏🙏🙏… E TASH TE SHOHIM A KEMI ME U DESHPERU APO ME U KRENUA 🌹

P. S.: Humbsa asesi, sidomos shumë prej tyre (e jo të gjithë) që për pak kohë kanë bo shpija, kerre, vikendica (Brezovica ka qenë me IN ) e për ca milona se kemi bo të madhe 😋
Kosova nuk është e varfër, por… E KANE NEEEEH TU E “MJELE”

Please follow and like us: