Eni Çobani: Mbi familjen, dashurinë dhe çoroditjen shoqërore
Dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht. Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik, ajo nuk është e ashpër, lënduese apo hidhëruese. Ajo është ndjenjë qetësie, të fal paqe, besim dhe shpresë. Të lejon të mbushesh thellë me frymë pa patur frikë se do të dalin lot.
Prandaj nisur nga dhimbja se ç’po ndodh në vendin që jetojmë ku njerëzit vriten në emër të “dashurisë”, ngjarjet s’kanë lidhje me këtë ndjenjë, por me çoroditjen e kësaj shoqërie që në themel është Familja.
Ku iku kultura, ndërgjegjia, morali dhe ndershmëria… duken sikur janë fjalë të huaja në përditshmërinë tonë, pasi po shuhen përditë e më shumë dhe vendin e tyre po e zë imoraliteti, shëmtia shpirterore, vrasja dhe tradhtia.Sa keq qe çdo dite e me shume po dashurojme me pak e po urrejme me shume.
Fali o Zot se nuk dinë se ç’bëjnë🙏