OBSH ka shpallur tetorin, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit
Për të gjitha mikeshat e mia, për nënat, motra dhe gratë tuaja: kushtojini më shumë vëmendje shëndetit tuaj, që problemet të mos bëhen më të mëdha. T’i kushtojmë vëmendje vetes sonë ashtu si iu përkushtohemi ne familjeve tona. Çdo vit kanceri i gjirit u merr jetën mijëra grave kudo në botë. Për të luftuar këtë sëmundje që rrezikon të kthehet në epidemi, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shpallur muajin tetor, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit. Një fjongo rozë dhe më shumë vëmendje ndaj këshillave të mjekëve, mund t’i shpëtojnë jetën një gruaje të prekur, pasi ky lloj tumori renditet si një ndër të vetmit e kancereve që mund të parandalohet.
Please follow and like us: