Albspirit

Media/News/Publishing

KE rekomandon hapjen e negociatave me kushte për Shqipërinë, dokumenti ekskluziv

Këshilli Europian do të propozojë hapjen me kushte të negociatave me Shqipërinë.

Më poshtë janë draft-konkluzionet e Këshillit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kushtet e vendosura në draftin paraprak ngjasojnë me ato të Berlinit zyrtar, përpara se te jepte “Po”-në në Bundestag.

Në thelb, kushtet lidhen me reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore.

“Këshilli Europian vendos të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë. Para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, në varësi të progresit të bërë, Shqipëria duhet të sigurojë:

  1. Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
  2. Nisjen e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të dyshuar për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve nga procesi i vetting-ut.
  3. Hetim rasteve dhe akuzave për krim elektoral.
  4. Ngritja dhe funksionimi i SPAK.
  5. Rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë zyrtarët e nivelit të lartë.
  6. Të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.
  7. Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019”

Por ndërsa Shqipërisë i kërkohen të gjitha këto, Këshilli inkurajon klasën politike të zgjidhë ngërçin politik.

Partitë e opozitës duhet të rindërtojnë në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Të gjithë aktorët politikë duhet të angazhohen në axhendën e reformës në BE dhe të dialogojnë për të kapërcyer polarizimin politik”, shkruhet në draftin e konkluzioneve të Këshillit.

Please follow and like us: