Mimoza Bici: Dashurisë pa emër
Gjethe vere
tek pret vjeshtën
Përskuqem trupit
dashurisë pa emër
Heeeeej, kush je?
ku je?
Kësaj bote mos m’u shfaq
botë mëkatarësh.
E di… nuk vjen,
tinëz më trazon,
e mua më pëlqen,
të të jepem e tëra,
të zhvishem pa turp.
Kush trupin tim preku,
mendoja se ishe ti.
Ahhhh s’ do të mundem,
të jem e askujt kësaj toke.
Ndaj lëshoj dhimbje
tek këdo që më dashuron.
E unë?!
Vazhdoj lozonjaren,
kam ëndrrën time për të jetuar.
Jam kaq e bukur,
ma thua ti
sa herë marr frymë.
Jam kaq e bukur,
ma thua ti,
sa herë nuk dua të vdes,
sa herë hidhërohem,
sa herë kur nis të këndoj,
melodinë e jetës sime…
Please follow and like us: