Albspirit

Media/News/Publishing

Rama padit Sevim Arbanën, kërkon 10 milionë se ajo shpifi për pickim të një ministreje te ndershme

 

Kryeministri Edi Rama ka paditur për shpifje aktivisten e të Drejtave të Njeriut, Sevim Arbanën. Kjo padi, bazohet në deklaratën e bërë nga Arbana në janar të vitit 2019 në emisionin “A Show” të gazetarit Adi Krasta, ku tha se kreu i qeverisë kishte pickuar një ministre në qershor të vitit 2013, periudhë që përkon me zgjedhjet parlamentare që shënuan ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste. Mësohet se në padinë e tij, kryeministri kërkon 10 milionë lekë dëmshperblim për shpifje.

Deklarata e Sevim Arbanes në emisionin “A Show”:

‘Unë kam parë skena që ia ka futur edhe me të pickuar një ministreje grua”,- tha Arbana gjatë diskutimit.

Moderatori Krasta këmbënguli dhe e pyet: Ti e ke parë nga televizori apo e ke parë skenën?

Arbana: Jo, live

Krasta: Dhe je e bindur që është një pickim dhe nuk është një…kështu gjest…

Arbana: Jo ishte pickim dhune, dhune, seç i shpëtoi asaj dhe tëk…tek Sheratoni ka qënë, qershor 2013

Krasta: E mblodhi ajo zonja mendjen?

Arbana: Asaj i dolën dy lot, kështu i ranë dhe e mblodhi veten pastaj se ishin një javë para zgjedhjeve

Please follow and like us: