Albspirit

Media/News/Publishing

Ndue Ukaj: Europa dhe oborri ynë i ndotur

Image result for erdogan, thaci, rama

Ne – qëmoti mund të ishim pjesë e Bashkimit Europian, sikur kjo të varej nga parullat, kukurisjet, llafologjia dhe hipokrizia.
Prandaj, në vend të çirrjeve dhe sharjeve ndaj Bashkimit Europian, më mirë është të punojmë, që Europën ta bëjmë atdhe të vlerave tona të përbashkëta. Sepse kjo është nevojë ekzistenciale e shoqërisë sonë.
Akuzat ndaj Europës janë të pështira. Janë të pështira përsa kohë oborri ynë të jetë kaq i ndotur dhe kaq i parregulluar. Ndryshe, tregohemi qyqarë dhe të pasinqertë.
Të kujtojmë: Europa është një ide. Është një parim shpirti. Është kulturë. Ajo që e ndanë Europën, është politika, ndërkaq ajo që e bashkon, është kultura. Mbi këtë parim, është ngjizë ideja e BE-së. Prandaj, etërit e saj, pohonin me vendosmëri se, BE- ja para se të jetë aleancë politike, është aleancë kulturore.
Ne, deri sot, s’ e kemi kuptuar këtë postulat. Kemi flirtuar “tinëzisht” me armiqtë e BE- së dhe përbrenda jemi sjellë në kundërshtim me vlerat e BE- së, duke filluar nga demokracia, politika, ekonomia, kultura, etj. Prandaj, është e pakuptimtë ta fajësojmë atë pse oborrin tonë e kemi kaq shumë të papastër dhe pse sjelljet tona politike janë kaq primitive e kaq foshnjore.

12 tetor 2017

Please follow and like us: