Albspirit

Media/News/Publishing

OSSHE vazhdon me praktika arbitrare me Kompaninë ‘Neranxi’

OSSHE vazhdon me praktika arbitrare me Kompanine Neranxi

Kompania ‘Neranxi’ me një status në faqen e saj zyrtare në Facebook bën dhe një herë me dije opinionit publik se OSSHE nuk di të veprojë sipas ligjit dhe nuk është në gjendje, jo më t’i përgjigjet një shkrese zyrtare, por të veprojë me “gjasme” sikur po respekton ligjin!

Kjo kompani private, sipas vetë njoftimeve të saj zyrtare, ka pësuar dëme jo të vogla nga heqja e energjisë në mënyrë arbitrare,. deri rreth 10 herë në 24 orë nga ana e OSSHE-së, e cila nuk merr asnjë përgjegjësi kundrejt këtij dëmi!

Kjo kompani është e vlerësuar si paguese e madhe dhe e rregullt e energjisë nga vetë kryeministri Edi Rama dhe kompania përfituese e drejtpërdrejtë e kësaj marrëdhënie private, pra OSSHE nuk respekton asnjë marrëdhënie zyrtare!

Paraqiten tek kjo kompani kontraktuale, e cila ka vetëfinancuar një gjenerator energjie që mban deri fshatin pranë kur ikën eletriciteti që ofron kundrejt shpërblimit dhe duan të veprojne si të “fortë” kur nuk e gjejnë veten në zbatim të ligjit dhe shkresave zyrtare!

Deri kur do lejojë kjo qeveri, apo shteti shqiptar që kompani, qofshin dhe private, por që ofrojnë një shërbim publik, të veprojnë joinstitucionalisht, por si të “fortë”?!

Një kontribues i madh taksash, sigurisht që e ka bërë shtetin t’ia ketë borxh një veprim të drejtë kundrejt atyre që duan të veprojnë vetëm arbitrarisht…

Më poshtë keni njoftimin e plotë të Kompanisë ‘Neranxi’ dhe shkresat e komunikimit midis të dy operatorëve privatë:

 

Një kompani shtetërore që nuk njeh komunikim zyrtar apo nuk di të lexojë shkresat!

Kjo është OSHEE!

Një kompani private që shume nga opinioni publik e njeh për shtetërore, na shet një produkt qe quhet “energji elektrike” dhe duan me dhunë të instalojnë një aparat të ri digital për të matur energjinë, kur ndërkohë aparati i vjetër jo vetëm është në gjendje pune dhe funksional, por është pronë e jona sepse e kemi blerë ne, në çdo cm katror të tij, të cilin duan dhe ta konfiskojnë dhe prej të cilit kemi paguar çdo muaj nga 20 milionë lekë.

Me ç’të drejtë duan të imponojnë një dhunë të tillë kur nuk njohin as gjuhën institucionale të shkresave dhe gjykatave.

Ne duam aparatin e vjetër ta mbajmë vetë dhe të shohim se sa na është vjedhur apo do vidhet me aparatin e ri.

Donim ta ndanim këtë shqetësim me ju, të dashur miq, sepse kemi bindjen që shumë nga ju e kanë pësuar nga kjo kompani bandite.

Dhuna e radhes nga punonjesit e OSHEE ishte sot dt 19 Tetor 2019, ora 13.00

Please follow and like us: