Vili Minarolli: Më vjen keq për vendin tim!
Më vjen keq për vendin tim
Sinqerisht!
Na u refuzua per te disaten here hyrja ne Europe.Na u fashit endrra qe kishim kur u ngritem per pluralizem politik. Hyrja ne Europe do i jepte popullit me shume sovranitet dhe fuqi ndaj padrejtesive te lidershit politik.Kjo do te bente qe qeveria ose kreu i saj te mos e trajtonte kete vend si pronen e tij dhe kete popull si skllav. Qeveria aktuale ka gjashte apo shtate vjet qe e pengon.
Ashtu sic e pengoi me te vetmin kusht qe kishin para shume vtesh vitesh per votimin ne Kuvend te tre ligjeve. Ate kohe nuk kishim as azil kerkues si Sirianet, nuk kishin as vjedhje votsash, as droge qe mbushim Europen…asnje nga kushtet qe vuri parlamenti gjerman.
Ashtu sic kerkoi te pengone me ane te( te punesuarve) emisareve te saj levizjen e lire, qe shqiptaret e kishin qe nga koha e Mbreterise.
Meta beri nje marreveshje me partine simoter te saj me kushtin e vetem te miratimit te tre ligjeve, qe Europa te na hapte dyert e saj. Ligjet u miratuan po ishin bere me pare pazaret me komunistin Fyle. Thjesht “me jep te jap”. Ai moi 85 milionë euro dhe beri nje premtim pa asnje vlere si kreu i Komisionit të Zgjerimit. Te njejten gje kane bere edhe keto pese vjet pasuesit e tij nje tjeter komuniste e devotshme.Une e njoh mire mekanizmin qe vepron tek teknicienet burakrat te Komisioni Europian, ashtu sic vepron edhe tek shume eurodeputete. Me anesime per shkak ideologjie. Ashtu sic kundershtoi nje eurodeputete ish krushka e firmosjes te bashkimit te dy partive te majta shqiptare pas Vetos te Frances.
Por jo vetem. Eurodeputete te joshur me “me jep te jap”, vijnë per te mashtruar shqiptaret dhe mbrojtur keqeberesit e Shqiperise dhe me cantat e mbushura plot me euro largohen te percjelle nga eskorta qeveritare. Apo nga ata diplomate qe nje dore e kujdesshme i emeron ne vendin tone dhe pas mbarimit te mandatit per t’u larguar nga sherbimi diplomatik, se nuk u duhet te bejne nje pune tjeter. Si shperblim te heshtjes se tyre, e kobshme per vendin dhe popullin qe i shikonte ne drite te syrit.
Para tridhjete vjetesh pushteti i burgoste dhe i pushkatonte kundershtaret politike. Sot nuk te le Europa (kjo eshte nje e mirë qe na ka sjelle. Po sa ishte ne opozite nuk kishte hequr dore nga trashegimia nga vinin. Kater fatkeqe qe kishin besuar ne nje ide dhe i kishin besuar nje propagande, u vrane pa asnjë faj, nga nje njeri i shtetit qe sot po gezon shperblimin e punedhenesit.
Gjermania e do vendin tim dhe kushtet qe vuri kishin te benin vetem me ne dhe jo me probleme te Europes. Pranime me ato kushte te hapjes te negociatave do te ishte nje fitore per popullin dhe futja e dy kembeve ne nje kepuce per ata qe na drejtojne. Kjo do te ishte humbje e sovranitetit te Kryeministrit per te vazhduar ta shohe vendim si dhomën e tij. Dhe neqoftese ai nuk i plotesonte atehere e drejta i kalonte popullit per te vendosur per fatet e tij.
Kancelarja Merkel i do shqiptaret kur u tregon se c’duhet te bejë qeveria e tyre. Ashtu si dhe Presidenti Makron qe do me shume popullin e tij se azilkerkuesit shqiptare, qe kane zgjedhur kete rruge per te shpetuar nga e keqja.
Para disa ditesh Kryeministri shqiptar dhe Presidenti Vuçiç bënë një shou mediatik qe une e perktheva si nje mesazh qe Rama i jepte Europes ne rast deshtimi. Duke defaktorizuar Kosoven (Merkel nuk e beri nje gje te tille ne Trieste) ai kerkonte te kishte pro votat e e vendeve qe nuk e kane njohur si shtet te pavarur, por edhe me tej.
Me ate marreveshje te stisur ai i hap rrugen e tregut shqiptar per mallrat serbe, qe deri tani me shume futeshin nga dritarja, nepermjet shqipfolesve antishqiptarë. Çfare prodhon vendi qe te importoje ne Serbi? Vetem droge dhe krim qe Serbia nuk e ka te paket.
Kush e ka penguar KM qe te hape tregun me Kosoven, sic po ben me mikun e tij antishqiptar? Ky do te ishte hapi i pare.
Nje minishengen midis Kosoves dhe vendit tone do krijonte nje treg shqiptaresh me pese milionë banore, para cdo marreveshjeje tjeter. Nga te gjashte shtetet, vetem Kosova nuk e ka statusin per levizjen e lire dhe penguesi kryesor eshte Serbia, qe KM e miklon me ndryshimin e kufijve.
Prandaj punesoi si altoparlantin e tij ate mashtruesin ordiner, sikur mungonin njerezit e mencur ne Shqiperi dhe Kosovë.
Edhe kete here Europa foli qartë: Problemin e keni në vendin tuaj.