Ekskluzive/Statusi legal i pronave çame dhe traktatet që i mbrojnë ato
Tashmë e drejta e çdo individi apo bashkësie për të jetuar i lirë e me dinjitet në trojet e tij nuk është më utopi. Veç fakteve historike mijëra vjecare, të cilat dëshmojnë qartazi të drejtën legale të popullsisë Çame, gëzonjëse e dinjitetit të saj në tokat stergjyshore. Padyshim, dokumentacionet, arkivat dhe traktatet e shumta ndihmojnë dhe mbështesin fortë për rikthimin e popullsisë çame në vatrat e tyre. Do doja që shtjellimin dhe qasjen time ta cek në dy etapa, ne etapën e parë, ate “historike” , por pa dashur të bëj historianin, thjesht më ndihmon të plotësoj analizën time për etapën e dyte, pra atë “juridiko-teknike”, e mbështetur nga traktatet apo marrveshjet shumëpalëshe në lidhje me komunitetin autokton shqiptar të Çamërise.
Ndaj është e udhës mos të flejmë gjumë, por të lëvrojmë traktatet e fuqive dhe perandorive të kohës, të cilat garantojnë të drejtat legjitime të trashëgimisë tonë pronësore, kulturore dhe religjoze, ku sigurisht i kemi të garantuara në kuadrin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Etapa e pare, përkon me vazhdimësinë historiko-territoriale, ku domosdo e drejta e trashgimisë pronësore, apo ajo etniko-gjuhësore përballet me rendet e reja botërore, ku format e pushtimeve dhe sundimeve të zgjatura linin gjurmë, dhe krijonin realitete të reja siç ishin instalimet në forma të organizuara “Shteterore” nga perandoritë e kohës, dhe si rezultat i predominimit ushtarak, këto perandori ushtronin administrimin e tyre në trojet tona, kësisoj gjendeshim përballe inkorporimit me hir apo me pahir si pjesë përbërëse me ndarjet përkatëse administrative.
Si kudo, edhe tek ne, njiheshin shtresat e ndryshme sociale , si ato feudalo-ushtarake, artizane, apo fshataro-blegtore. Kuptohet perandoritë ngrinin politika mbështetëse të shtresave të ndryshme, ku bënin pjesë aristokratët vendas, mandej krijoheshin ligje përkatëse sipase mendësisë së asaj kohe.
Rebelizmi i shqiptarëve ndaj perandorive ishte i njohur, por sërisht ata nuk mundeshin ti kundërviheshin pafundësisht këtyre fuqive ushtarake, dhe papritur e shikonin veten herë si vasalë e herë si kundërshtarë. Shqiptarëve nuk u mungonte aspak aftësia e përshtatjes në elitat perandorake.
Nuk mund të mos përmendim perandorët Romakë me origjinë Ilire, apo perandorë Bizantin, si Kostandini i madhë, duke shtuar titujt e aristokracise si Despot, Qefal, Sebastokrator, Arkont, Baron, Bej, Aga apo Vezir e Grand-Vezir.
Kalimi nga perandoria “Romake” e cila u shqua si perandori administrative, me të drejta të sanksionuara për qytetarët e shtresave të ndrsyhme, siç njihet ndryshe në jurispodencë si e “Drejta Romake”. Më pas vjen “Bizanti” si një perandori me një këmbë në lindje e një në perëndim, e cila mbijetoi më gjatë nga të gjitha perandoritë.
Le të ndalemi pak tek perandoria Bizantine, ku arkivat dëshmojnë mbi rolin e shqiptarëve dhe kontributin e tyre në këtë perandori. Prijësat dhe familjet feudale të kohës, gëzonin një status tejet të veçantë, kjo jo si dhurate, por si vitaliet dhe zotësi nga ana e tyre. Ata poseidonin zotërime dhe administronin territore në të gjithë Ballkanin, nga Kroacia në Moldavi, nga Bosnia në More e Peloponez.
Mijëvjeçari i dytë do i gjente shqiptarët përballë disa realiteteve ku bota si asnjëherë më parë nuk i kishte hasur, pra fillimshekulli i XI-të do të vërshonte me inicimin e kryqëzatave nga “Papati Katolik” drejt tokës shenjtë, të cilat zgjatën për shekuj me rradhë.
Në kthimin nga toka e shenjtë për në Evropë, familje feudalo-ushtarake Latine, filluan të pushtonin dhe çanin mes për mes perandorinë Bizantine, papritmas po krijoheshin principata të vogla autonome dhe shpeshherë rrebele ndaj perandorisë Bizantine, ku pjesë e këtyre fragmentarizimeve të feudeve u bënë edhe territoret Arbërore, gjatë kësaj kohe dalin në skenë familje Lordësh shqiptarë, të cilët nuk mund të lejonin që tokat e zotërimet e tyre të pushtoheshin nga prijësa Sllave, Latin apo Greko-Bizantin, edhe pse në shumë raste trojet tona gjendeshin të pushtuara.
Fisniket apo Aristokratet shqiptarë, e dinin fare mirë, se ruajtja e dinastive dhe e zotërimeve kërkonte aleanca politiko-diplomatike, lidhje martesore me familje aristokratësh, qofshin këto Latine, Sllave, apo Bizantine. Pra aristokracia shqiptare kishte hyrë në një fazë të re konsolidimi e pozicionimi në territorin e Ballkanit, ku disa forcoheshin së tepërmi e disa dobësoheshin, dhe kjo herë-herë i çonte në konfrontim njëri me tjetrin. Logjika ishte e thjeshtë, ruajtja dhe mos humbja e territoreve, që rrjedhimisht përbënin hallka feudesh shqiptare nga Kroacia deri ne Peloponez.
Po ç’lidhje kishte Çamëria me këto realitete…?! pas kryqëzatës së IV, Despoti Mihal Komneni themelon Despotatin e Epirit. Nuk zgjat shumë, Bullgarët dhe Sllavët e pushtojnë këtë despotat dhe e bëjnë pjesë të mbretërive e principatave të tyre, nuk do të zgjasë shumë, diku nga lindja, doli në skenë një njësi ushtarake në një kohe fare të shkurtër kthehet në një perandori kërcënuese që do gëlltiste shumë zotërime në mbare ballkanin, përfshi këtu dhe vetë Bizantin njëmijë e ca vjeçar. Ballkani po humbiste sovranitetin, nuk kishte politika solide ushtarake, ndërkohë Osmanët kishin arritur të penetronin kudo në Ballkan, madje dukej se ata kishin kishin marrë seriozisht dhe kishin plane afatgjata në rajon.
Roli i Fisnikëve dhe Arkondëve shqiptarë të Epirit dhe mbarë Shqipërisë ishte të ruanin me doemos zotërimet e tyre, shpesh herë i kundërviheshin Latineve nga njëra anë, Sllavëve dhe Osmanëve nga ana tjetër, pa harruar këtu dhe greko-bizantinët. Pra Epiri u bë arenë e betejave të përgjakshme midis Sllavëve, Latinëve, Bizantinëve, dhe Shqiptarëve autoktonë.
Në pah dolën kastat e feudalëve dhe Aristokratëve shqiptarë si psh : Shpatajt, Loshajt, Fratët, Zenebishët, Matrangat, Barbatët, Kravarët, Mikrat, Rëndajt, Rrallët, Kallogjerët e tjera familje fisnikësh, ku për asnjë çast nuk reshten së luftuari për zotërimet e tyre në Epir, Thesali, me qendra Janinën, Prevezën, Agrafën dhe malet Mikra e Kravar. E tillë klasë feudalësh me legjione të mirëorganizuara ushtarakisht, ku si në asnjë teritor tjetër të Bizantit, nuk njihte shtresë Arkontologjie kaq të pathyeshme, ndaj nuk ishte e lehtë mposhtja e tyre. Interesat ishin tepër të mëdha, korridoret që ata zotëronin me linjat e karvaneve lindje-perëndim e anasjelltas, gjallëronin tregtinë e Venedikut drejt Bizantit.
Ndaj çdo fuqi Latine, Sllavo-Bizantine, apo Osmane duhej të binte në ujdi dhe marrveshje me këta njerëz potent, ku me të drejtë historiani grek “Lazarou” kishte parasysh këtë pozicion gjeo-strategjik, ndaj dhe i quante çamët “Paria e Epirit”. Familjet fisnike pas shumë rezistencash më në fund të dëtyruar bëjnë disa marrëveshje dhe kompromise me “Perandorinë Osmane.
Derivat i etapës historike është Etapa e dytë, pra ajo ligjore, pa dashur sërisht të bëj juristin, por ngjarjet legale e ligjore të çertifikuar në shekuj, japin një panoramë brilante të së drejtës ndërkombëtare.
Traktati i parë i shkruar midis fisnikëve të Epirit dhe perandorisë Osmane është ai i vitit 1430-të, mbajtur nga Kara Sinan Pasha dhe aristokracisë vendase për dorzimin e Janinës pa luftë, një kopjo origjinale e traktatit ruhet mirë edhe sot. Para kësaj marrëveshje, prinin edhe marrëveshje të tjera me Venedikun apo Bizantin, por nuk zgjatën shumë për shkak të destabilizimit dhe instalimit Osman, ku u përzien shumë interesa në rajon.
Marrëveshja me “Bejlerbeun e Rumelise” shënonte fazën e parë “Juridiko-Politike” ku më pas siç shihet nga arkivat, u pasua me tjera marrveshje të cilat angazhonin perandorinë Osmane të njihte dhe respektonte transaksionet e mëparshme, të cilat jo më kot marrin vlerë juridike sot e kësaj dite, prej nga derivon edhe e drejta pronësore mbi origjinën e pronës, e trashguar kjo brez pas brezi me: “1- Ruajtjen e lirisë, 2-E drejta pronesore e aristokracise vendase, 3-Ruajtja e besimit krishter, si kishat e manastiret”.
Koha rridhte me shpejtësi rrebeshi, disa mbanin fenë kristiane, e disa të tjerë përqafonin Islamin, por kjo nuk i pengonte të ruanin identitetin e tyre etnik që trashgojnë sot. Shqiptarët, si të krishterët dhe muslimanët shkëlqenin në fusha të ndryshme, si në atë ushtarake si spahi të krishterë, me kalimin e kohës shumë prej tyre u konvertuan në muslimanë si një zgjedhje personale, karriere, apo ekonomike.
Shtresat kalorsiako-ushtarake predominoheshin në të shumtën nga musliman, për vetë faktin se privilegjet ishin më të mëdha, por kjo nuk i pengoi të krishterët të bënin karrierë, si Guvernatorë krahinash, ku kemi rastin e familjes Gjika apo familja Mavrokordato në Moldavi e Vllahi, apo si Stratiot e Armatol, si tregtar të fuqishëm, që dispononin banka me kapital të madhë kredidhënës.
Nga momenti ku Perandoria Osmane u instalua në Ballkan, pikërisht në Epir, filloi regjistrimi i detajuar i pronësive , qofshin ato private, apo publike, si ferma, çifliqe, Hase, Zeamete apo kullota të ndryshme. Titujt dhe dëshmitë e pronësisë shoqëroheshin me Tapi përkatëse, të njohura e çertifikuara për mbarë qytetarët e perandorisë pa dallim religjoz apo etnik.
Njihet fare mirë aristokracia e ortodoksëve të “Fanarit” Stambollit, ku pasuritë “ Vakëf ” të grekërve, dhe të tregtarëve Hebrej të Selanikut, ruheshin në mënyrë të përkryer, pra me pak fjalë konçesionet dhe transaksionet e qytetarëve të ndryshëm ishin të aksesuara në çdo skaj të perandorisë. Pronat me një status të veçantë ku hyjnë transaksionet e “Popullsisë Çame”, merrnin garanci të vaçanta hipotekore dhe kalonin në “Institucionin e Sigurisë Lartë – Vakëf ” ku njihet nga të gjithë organizmat ndërkombëtare-ligjore me statusin e pronës së patjetërsueshme në çdo rrethanë qoftë ajo, ndaj edhe ligji i sekuestros mbi pronat Çame është “Nul”, edhe gjykata më e “lodhur” në botë e rrëzon atë ligj të pakuptimtë. Madje shumë qytetarë evropian të asaj kohe, si psh tregtarë venedikas, franceze apo anglez blenin prona në perandorinë Osmane, dhe pajiseshin me çertifikata pronësie legale.
Në shekullin e XVIII-XIX-të me daljen në pah të iluminizmit evropian, filloi të kishte një tendencë për vetëdijen kombëtare, deri në atë kohë njihej shumë pak nga etnitë brenda perandorisë Osmane. Idetë iluministe përfshinin disa popuj brenda perandorisë, biles edhe vetë Turqit, pra çdo popull filloi të krijonte vetëdije, e pak nga pak një shkëputje nga perandoria, si psh: Rumunët, Serbët, Bullgarët dhe Grekët, domosdo u pasua edhe nga Shqiptarët.
Historia dhe kalvari i mundimshëm për popullsinë shqiptare të Çamërise nis me fillimet e themelimit të shtetit grek më 1832-shin, pas një lufte 10-të vjeçare të Greqisë për pavarësi, ku një rol të rëndësishëm kishin edhe arvanitasit. Më 1830-31, Greqia u morr në protektoriat nga fuqitë e mëdha, “Protokolli i fuqive të mëdha garantonte të drejtat e minoriteteve etnike dhe fetare në çdo aspekt, pra Greqia duhej të njihte shtetin ligjor, dhe sigurisht filloi të përballej me një realitet të ri, ku obligohej të ruante e respektonte pakicat qe tashmë gjendeshin në mbretërinë e porsaformuar Greke, gjithashtu detyrohej nga fuqitë e mëdha të nënshkruante respektivisht transaksionet pronesore të mëparshme nën perandorinë Osmane”.
Marrveshja e dytë konsiston më 1832, me traktatin që mbreti i Greqisë, Bavarezi Otto nënshkruan“Traktati i Kostandinopojës i cili parashikonte mbrojtjen e minoriteteve religjoze dhe pronave të tyre”. Me kalimin e kohës Greqia shfrytëzonte aleancat me fuqitë e mëdha dhe njëkohësisht i qante syri për territore të tjera nën perandorinë Osmane. Si rezultat i oreksit të mëtejshem, më 1881-shin, Greqia nuk u mjaftua me territoin e 1830-ës, por aneksoi Thesaline, Arten dhe Prevezen, dhe i shkeput nga Vilajeti i Janines, pra aneksoi teritoret e Çamërisë jugore.
Këtu nisin seriozisht tragjedia e popullsisë çame, ku përherë të parë “Greqia Moderne“pushton territore me popullsi jo greke, edhe pse nënshkruan sërisht “Konventën e Kostandinopojës për ruajtjen e popullsive muslimane në Epir dhe Thesali, ku prekeshin direkt o-popullsia çame, shqiptaro-muslimane. Qindramijëra shqiptarë të Artës dhe Prevezës edhe pse mbroheshin me konventat për ruajtjen e minoriteteve religjoze, ata detyrohen të lenë shtëpite e tyre dhe të shpërngulen me dhunë prej andej”.
Pavarësia e Shqipërisë shoqërohet e cunguar, një vit më vone, pra më 1913-ë sërisht me ndihmën e fuqive të mëdha Greqia shfrytëzon dobësimin dhe rënien e perandorisë Osmane, dhe kafshon territore të tjera shqiptare nën perandorinë Osmane siç ishte Çamëria dhe qarku i Janinës me rrethinat Kostur, Konice, Follorinë etj. Epiri “Çamëria” ishte pjesë e “Vilajetit të Janinës” një prej katër “Vilajeteve Shqiptare” nga më të rëndësishmit në Ballkan. Këto aneksime gjithësesi merrnin vlerë “Juridike” kur firmoseshin nga fuqitë e kohës, siç ishte “Traktati i Londres” . Pasohet me traktatin tjetër “Traktati i Athines” në mes Turqisë dhe Greqisë, të 14 nëntorit 1913, Neni 6-të Traktatit të Paqes obligonte Greqinë për të respektuar të drejtat pronesore dhe fetare të popullsive që mbeteshin nën juridiksionin e shtetit Grek. Për të kaluar më tej në luftrat që do vijonin më pas, “Traktati i Sevres” dhe ”Traktati i Lozanes” i dha të drejta pronësore dhe religjoze, popullsive që shpëtuan nga shkëmbimi, midis Turqisë dhe Greqisë, ku u bë një përpjekje për të quajtur popullsinë muslimane të Çamerise si popullsi turke, shumë çamë u imponuan apo u detyruan nga pala greke të emigronin për në Turqi, dhe anasjeltas, shumë shqiptarë ortodoksë të Turqisë të shpërnguleshin nga Turiqa për në Greqi si grekë, për fat të mirë, përfaqësuesi grek Kaklamanos, dhe ai turk Riza Nuri deklaruan, “se banorëve Shqiptarë të Turqisë dhe të Greqisë do të përjashtoheshin nga marrveshja e shkëmbimit ”edhe pse ishte tepër vonë, një pjesë jo e vogël ishin shkëmbyer.
Shumica e Çamëve ia doli të fitonte këtë betejë fal ndërhyrjes dhe presionit të shtetit shqiptar duke deklaruar se çamët ishin shqiptarë autoktonë, por mos harrojme, kjo nuk mjaftonte, shteti shqiptarë i kujton shtetit grekë se do të aplikoheshin të njëjtat masa edhe për minoritetin grekë në shqipëri, ka të dhëna që edhe qeveria Turke i bëri po të njëjtin presion Greqisë, nëse ajo do shkëmbente dhe depërtonte muslimanet e Trakës për në Turqi, do përfshiheshin në shkëmbim edhe grekët e Stambollit. Kuptohet qartë përse grekët nuk tentuan më tej, për ta ishte shumë e rëndësishme dhe simbolike qëndrimi i popullsisë greke në Kostandinopol. Sakaq sipas raportit të“Komisionit Evropian për Ligj e Demokraci “në “Këshillin e Evropes” pas negociatash të gjata në komisionin miks “Më 19/1/1923 përfaqsuesi grek Kaklamanos deklarron se askush nga shqiptarët e Epirit nuk do të dëbohet, dhe premton publikisht se Çamët nuk do ishin kontigjent shkembimi midis Turqise dhe Greqise”.
Edhe pse Greqia sanksionohej të njihte minoritetet dhe trashëgimnitë e tyre religjoze, të cilat nuk ishin të pakta, si Shkollat, Medresetë, Xhamiat, Tyrbet, Teqetë, Kullat e kështjellat me stil të veçantë arkitekturor, apo pazaret e çarshitë karakteriske plotë e përplotë me dyqane, ku për fat të keq tashmë i kanë zaptuar me pa të drejtë njerëz të ardhur, pa indentitet. Aspak nuk po respektoheshin të drejtat e popullsive me statusin e “pakicave etnike”, si psh:Çamët, Armenët, Sllavo-Maqedonasit, Turqit, Hebrenjtë, Arvanitasit etj, edhe pse këto popullsi gëzonin statusin e qytetarit të barabartë dhe të lirë, pra automatikisht Çamët përfitonin dy statuse të munguara, statusin etnik dhe atë religjoz i siguruar nga Traktati i Sevrës dhe ai i Lozanes.
Prej 1923-shit e deri në fillimin e Luftës II Botërore, qeveria greke filloi me reforma agrare, kinse vetëm për zonën e Epirit ku dihej historikisht që banohej me shqiptarë, në kundërshtim me çdo konventë të nënshkuar prej saj, ajo shfrytëzon sërisht epërsinë dhe dhunon popullatën e pambrojtur çame, me pretekse të paqëna, duke u sekuestruar pronat e pa tjetërsueshme ”Vakf-Trashgues” që do i kishte zili çdo qytetar grek, për nga rregullsia e vërtetësia që buronte brez pas brezi, nga koha e Bizantit , ku shumë “Familje të mëdha Çame” ruajnë pemën ”gjenalogjike” familjare deri në 20-të breza. Mbarimi i Luftës II Botërore më 1944-ën do kulmonte me dëbimin dhe largimin e shqiptarëve të Çamërisë duke ushtruar një genocid tejet barbar dhe i pa shoq, me moton tokat pranë kufirit duhen të popullohen vetëm me grekë, dhe duhen dëbuar pjestarët e etnive të tjera si rrezik për shtetin grek, sikundër na vranë fizikisht, ata dhunuan religjonin tonë, prishën monumentet e kultit, i katandisën në stalla bagëtish, vranë e masakruan pjestarë të klerit musliman, shpërdoruan e përdhosën Vakëfet dhe vendet e shenjta të religjionit tonë.
Greqia i anashkalon këto traktate, edhe pse është e detyruar ti njohë ato, por ndoshta edhe ne jemi disi të plogësht dhe në gjumë, nuk po tregohemi aq aktiv sa duhet. Qeveritë greke me të njëjtat traktate, me të njëjtat Tapi-Hipotekore hedhin në gjyq shtetin Turk e i kërkojnë të zbatoj po të njëjtat marrveshje identike për pasuritë e grekërve në Stamboll, mandej po me të njëjtat Tapi-Hipotekore, kërkojnë pronat “Vakëf ” të Libanit, Egjiptit, Jeruzalemit, Turqisë e gjetkë.
Standardi i dyfishtë dhe i papranueshëm përqafon mendësinë greke, kurse shqiptarëve e njëjta vlerë juridike u mohohet nga grekët dhe për pronat e tyre ata u referohen traktateve në fjalë. Sikur mos mjaftohej me kaq, Greqia firmos edhe një tjetër traktat më 1947-ën “Traktati i Parisit”. Këtu bëhet fjalë për të drejtat e qytetarëve me nënshtetësi greke që janë të një feje apo kombësie tjetër, ku sipas traktit të Parisit Nr 14, paragrafi 9, thuhet ekzaktësisht se “Greqia obligohet dhe duhet të respektoj të drejtën e pronës të njohur në mënyrë ligjore nga organizmat ndërkombëtar”. Pra bëhet fjalë “edhe për nënshtetasit greke me kombësi shqiptare si popullsia çame”.
Uroj të kem hedhur sadopak dritë në këtë hulumtim modest, i cili paraqet kalvarin historiko-juridik të shqiptarë të Çamërisë, ku kërkon dhe lufton në mënyrë qytetare, për të bërë të mundur kthimin në shtëpitë dhe vatrat e tyre shekullore…!/ylliria press/