Albspirit

Media/News/Publishing

Komiteti i juristëve të MEK në Shqipëri: Regjimi i Iranit, propagandë kundër muxhahedinëve

Image result for margarita kola

Av. Dr. Margarita Kola 

Ministria iraniane e Inteligjencës (MOIS), sidomos ambasadori dhe shefi i saj i inteligjencës në ambasadën iraniane në Shqipëri, të cilët janë përzënë nga Shqipëria për veprimtaritë e tyre keqdashëse kundër PMOI-së, janë përpjekur ta demonizojnë PMOI-në në çdo rast të mundshëm, si dhe të paraqesin “surpriza gazetareske” kundër saj. Për fat të keq, pavarësisht përjashtimit të ambasadorit të regjimit dhe oficerit të tij të inteligjencës, ata po e vazhdojnë këtë sjellje të ndyrë kundër opozitës së tyre demokratike në Shqipëri. Është vërtetuar në të shkuarën se këto veprimtari janë një prelud ndaj masave terroriste e represive kundër refugjatëve të PMOI-së.

Së fundmi, gjatë fjalimit të tij në Asemblenë e Përgjithshme të OKB-së më 27 shtator, Kryeministri i Shqipërisë Z.Edi Rama i dënoi aktet terroriste e subversive të regjimit iranian, dhe në veçanti kërcënimet kundër opozitës së tij në Shqipëri, dhe theksoi nevojën për t’u ballafaquar në mënyrë të vendosur me ato.

 Gjithashtu, Komiteti Ndërkombëtar në Kërkim të Drejtësisë (ISJ) i cili  është i vendosur në Belgjikë dhe monitoron në mënyrë profesionale sjelljen terroriste të regjimit iranian dhe veprimtaritë e agjentëve të tij në Europë, shkruan “Regjimi klerikal dhe agjentët e tij janë një vijë e kuqe e pakalueshme për PMOI-në. Vlen të përmendim faktin që më 22 mars 2018, dy agjentë të regjimit iranian të maskuar si gazetarë u arrestuan duke fotografuar vendbanimet e PMOI-së. Komploti me bombë i orkestruar nga këta dy individë dhe neutralizimi i tij nga Shqipëria u shpall, siç e kam thënë edhe më parë, nga Kryeministri Edi Rama më 19 prill 2018…. Si një lëvizje që ka përjetuar  ekzekutimin e mbi 100,000 prej anëtarëve e mbështetësve të saj nga regjimi iranian, dhe e cila bëhet vazhdimisht objekt i vrasjeve brenda dhe jashtë vendit, ata kanë të drejtën dhe detyrën të mos futen në një strukturë të cilën e kanë krijuar apo në të cilën janë të përfshirë regjimi iranian dhe shërbimet e tij të sigurisë. Në korrik 2017, ish-ministri iranian i inteligjencës tha se regjimi përdor maskën e gazetarëve e biznesmenëve për të çuar përpara planet dhe objektivat e tij të inteligjencës”.

Më 14 shkurt 2018, në një deklaratë drejtuar mediave shqiptare, Senatori Robert Torricelli nga SHBA tha, “Duhet t’i shqetësojë gjithë shqiptarët fakti që agjentë të MOIS-it kanë mundur të shfrytëzojnë shtypin e lirë në Shqipëri për të shpërndarë propagandën e tyre kundër MEK [PMOI] dhe refugjatëve iranianë në Shqipëri. Këto tentativa për të helmuar debatin e lirë të vendeve demokratike nuk janë të reja dhe ajo që ju po përjetoni ka ndodhur edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Europë. Ndërkohë që anëtarët e MEK [PMOI] ishin në Irak, agjentët e regjimit iranian përdornin të njëjtën propagandë përmes mediave në Irak për të krijuar terrenin për sulmet e tyre terroriste mbi anëtarët e MEK [PMOI] në Kampin Ashraf e më pas në Kampin Liberty. Gjatë këtyre sulmeve janë vrarë 140 njerëz dhe janë plagosur mbi një mijë vetë”.

CJPA citon thirrjen e Senatorit Torricelli drejtuar mediave shqiptare, ku ai thotë,  “I nxisim të gjithë shqiptarët, duke përfshirë anëtarët e shtypit të lirë që të jenë vigjilentë në mbrojtje të lirive të tyre dhe të mbrohen kundër të gjitha tentativave për të ndërhyrë me propagandë e akuza të rreme në vitalitetin e fjalës së lirë  që gëzojnë shqiptarët”.

Honorary President

Linda Lee, UK, third female President of the UK & Wales Law Society

Advisory Board

Dr. Professor Eric David, Belgium, President, Center of International Law, Free University of Brussels

Dr. Juan Garce, Spain, Chief lawyer in the Spanish legal case against General Pinochet

Tahar Boumedra, UK, Former Director, UN Human Rights Office in lraq

Malcolm Fowler, UK, former President of the Birmingham Law Society

Dr. Drita Avdyli, Albania, Chairwoman, National Chamber of Mediation

Oltjan Hoxholli, Albania, LLM London

  Executive Director:

Dr. Margarita Kola, Albania

cjpa.albania@gmail.com

Please follow and like us: