Albspirit

Media/News/Publishing

Dritan DEMIRAJ: Tirania dhe mediokriteti “Ram-ziu”!

 

Qeverisja arrogante “Rilindase” ka prodhuar dukuri dramatike për Shqipërinë dhe shqiptarët si askush tjetër në historinë e shtetit shqiptar dhe ka përfunduar këto ditë si estrada komike paloçosh me konferenca dhe intervista kundër “armikut” imagjinar, duke bërë batuta politike të cilat shprehin mediokritet dhe vulgaritet.

Deliri i madhështisë nga mbivlerësimi i vetvetes, nënvlerësimi i të tjerëve, arroganca paranojake politike, mungesa e transparencës dhe manipulimi i së vërtetës, mbështetja tek servilët dhe mediokrit, ka treguar gjithmonë se të çon në vetëvrasje politike. Kjo qeverisje mediokre ka shumë krenari, edhe pse nuk e di se çfarë është krenaria. Ju dhe njerëzit që keni mbledhur pranë vetes, jeni njerëz pa dinjitet dhe falsifikues të së vërtetës duke u kthyer si kope e injorancës. Kur në krye të Komisionit të Politikës së Jashtme drejton “Plaka Nice”, e cila thekson se “Franca dhe Europa kanë humbur dhe jo Shqipëria”, Ministër për Europën “Gjeniu Rames” dhe Krye-mediokri “Kllouni me poture”, rezultatet e integrimit sigurisht që do të jetë dështuese!!!.

Në Bruksel, jua “prenë veshët” mirëpo, kur çobanët u “presin veshët qenëve”, ato bëhen më të egër! Nuk kuptohet se kujt duhet ti ankohet në këto momente kjo qeveri e papërgjegjshme! Shqiptarët ju kanë “votuar” që të qeverisni dhe jo të llokoçisni në këto moment.

BE, në mënyrë të veçantë Gjermania, Franca, Hollanda, Danimarka dhe shumë vende të tjera Evropiane, e kuptuan se sjellja dhe politika e Ramës ishte një demagogji dhe zbuloi hapur hipokrizinë e disa burokratëve të BE, të cilët mbështesin kllounët politikë që po shkatërrojnë të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perendimor. Por qeverisja e Ramës nuk e beson kurrë atë që thotë, ai befasohet kur të tjerët e befasojnë, duke i thënë të vërtetën në sy që të fitosh besimin e vendeve anëtare të BE, fillo të heqësh dorë nga të folurit si “lider botëror”dhe bëj detyrat që të kemi caktuar prej 4 vjetësh dhe mos bëjë rolin e “prostitutës politike” duke shantazhuar partnerët strategjik me krijimin e aleancave neo-sllave!!!

Keni mëse një vit që broçkullisni në media e kudo që faturimin e dështimit tia faturoni opozitës dhe liderit të saj z. Lulzim Basha, ku sipas propagadës të çakenjëve tuaj, kanë lobuar kundër anëtarësimit në BE në Holladë e Gjermani meqenëse përfaqësues të opozitës kanë shumë miq në këto vende.

Nonsenc! Krejtësisht e pavërtetë. Ky ves i trashëguar nga paradhësit tuaj biologjik vazhdon të trasmetohet akoma për të gjetur armiqët e brendshëm dhe të jashtëm, por realiteti është se falë lobimit pozitiv të opozitës tek partitë simotra evropiane dhe veçanërisht ato Gjermane, Shqipëria mori mbështetjen me 9 kushte nga Gjermania, ndërkohë që ju vazhdoni të falënderoni si një fëmijë i vogël zonjën Merkel, ku dihet se në rast se zbatohen me seriozitet detyrat e shtëpisë, integrimi është I sigurt.

Lind pyetja po ju i dekoruari nga Franca si “Komandant i Legjionit të Nderit”, ku sipas meje duhet të ishe dekoruar si “Komandant i Legjionit të mashtrimit dhe turpit”, si nuk arritët ta bindi Francën të hapte negociatat?!!! Apo mendove të visheni me çitjane dhe të gjithë liderët e BE do të rrotulloheshin të mahnitur rreth teje!

Po çfarë negociatash të hapen, kur në sytë e gjithë botës e ke kthyer Shqipërinë në bazën operacionale të trafiqeve të drogës, ku institucionet tona janë të rrënuara dhe është kriminalizuar jeta parlamentare, ku pushteti është i disbalancuar dhe ke shkatërruar gjithë sistemin e drejtësisë, ku nuk ka meritokraci por milantizëm, ku promovohen përdhunues, trafikantë droge, vrasës dhe pastrues parash, ku shëndetësia, sistemi arsimor, rendi publik, institucionet e sigurisë janë në ditët më të këqija, ku dëmi dhe vjedhjet ordinere me tendera ka arritur 1.7 miliardë euro, gati 6 herë më shumë se qeverisjet e mëparshme dhe përsëri fajin e ka opozita apo të tjerët…!,

Ku bandat përplasen me njëri-tjetrin duke u bazuar sipas parimit tuaj “kokën e tyre hëngshin”, ku vendi kanabizohet dhe mbulohet nga laboratorët e drogës, ku investuesit kryesor janë njerëzit të lidhur me pushtetin tuaj, ku ekonomia kontrollohet nga investimi i parave të trafikut të drogës në vend dhe vendet e Europës, ku trafikantët në vendet e ndryshme të Europës gjejnë strehë për të mos u dënuar në Shqipëri pasi është kthyer në parajsën e krimit dhe grupeve me prirje kriminale. Në Shqipëri ka mbaruar zbatimi i ligjit për të “fortët” mercenarë që ushqejnë pushtetin rilindas dhe ka filluar tirania Ramzese!!!

Shqiptarët duhet ta lexojnë me vëmendje këtë vendim unanim të krerëve të shteteve të BE. Nëse duam të jenë pjesë e këtij unioni si të barabartë, duhet të krijojmë institucione të qëndrueshme që garantojnë demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, një ekonomi tregu funksionale, si dhe aftësinë për të përballuar presionin e konkurrencës dhe forcat e tregut që veprojnë brenda Bashkimit Europian. Aftësinë për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit, në mënyrë të veçantë objektivat politike dhe ekonomike.

Shqipëria po përjeton kohën më të vështirë nga mediokriteti dhe fodullëku rilindasve, të cilët po e drejtojnë vendin drejt tuneleve dhe rrugëve të mbyllura dhe në aleanca me neo-sllavët dhe rusofilët./gazeta dielli/

Please follow and like us: