Xhoi Jakaj: Refleksione nga fitorja e Albin Kurtit

Lexoj shpesh që në Shqipëri edhe për shkak te fitores se Albin Kurtit, do ndodh ndryshim dhe të vjetrit qe kanë udhëhequr prej 30 vitesh një ditë do i shemb një lëvizje e re!
Në tërësi levizjet e mëdha që filluan për të bërë ndryshimin u shitën ose dështuan.
‘Mjafti’ dikur i kthyer në ‘Grupin 99’ iu bashkua pushtetit.
Kreshnik Spahiu e braktisi fare lëvizjen e tij “Kuqezi” për flamur dhe atdhe e tani del në skype te ‘Open’ në Top Channel dhe flet për gjithcka, ndërkohë vetë ai asgjë nuk bëri?!
Ben Blushi, që ngjalli para dy vitesh pak shpresë, u rehatua në Top Channel dhe e bëri top leckash Partinë Libra.
Po lind një lëvizje e re këto kohë, por edhe ajo ka të ngjarë të përfundoje në asgjë e ndaj vetiu ky popull është skeptik, dhe shpresat i ka po te idealizmat e dikurshëm dhe nuk gjen veten në asnje Re…ndryshimi,
Asnjëre nuk ka faj masa, çdo masë ka nevojë për lider….
Liderët e rinj në Shqipëri edhe nëse dalin, i bashkohen kolltuqeve të një krahu apo një tjetri politik, ose e braktisin fare kauzën e tyre!
Ky vend kërkon një lider që nuk bën pakt me djajtë, një lider për mbarë masën e gjerë, që nuk ka frikë dhe as etje për t’u pasuruar në kurriz të masës, deri atëhere çdo levizje do jetë e pashpresë për njeriun e thjeshtë, njeriun e vuajtur, njeriun e punës së ndershme.