Albspirit

Media/News/Publishing

Thellohet konflikti mes kryekonservatorit mbarëkombëtar Gjuzi dhe biznesmenit tepelenas, Elton Ilirjani

Ka disa javë që deputeti Kujtim Gjuzi dhe biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili ka deklaruar hapur orientimin e tij seksual janë në qender të vëmendjes. Kjo, pas deklaratave anti-LGBT-së që  Gjuzi ka dhënë dhe ngacmimeve që Ilirjani i ka bere vazhdimisht. “Pèrplasja” mes tyre ka vijuar dhe virtualisht, ku shkak për tensionin mes tyre eshte bere serish një deklaratë e Gjuzit ndaj biznesmenit. Për këtë deklaratë, të cilin Ilirjani e quan kërcënim, biznesmeni ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve, ndonëse nuk e dimë nëse e ka seriozisht. Gjuzi shkruan:

“Ishalla e varin kuksianët”.

Ilirjani e shoqëron fotografinë në fjalë me përshkrimin:

“Ky është deputet në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë! Thirrje për vrasje dhe thirrje urrejtje! Ku është policia, prokuroria, shteti, shefi i opozitës, organizatat LGBT, aktivistët? Turp dhe mjerë!”

K.B/DRONI.al

Please follow and like us: