Hafize Elshani: Letra e vogëlushes për babain e ndjerë, Astrit Dehari
Hafize Elshani
Duart nuk arrita me t’i prek, nuk arrita në ato duar me u mbajt fort e me ec tutje në jetë.
As erën nuk arrita me ta ndi, të vetmen erë që unë sot po e ndi është ajo e luleve që t’i sjell tek varri.
Krahët m’i këputen babi, nuk e di kush dhe çka iu deshën krahët e mi, por ata m’i morën.
M’i morën edhe ëndrrat babi, pastaj kur m’i burgosen ëndrrat edhe m’i vranë, nuk e di çka iu deshën, por m’i morën.
M’i morën edhe kujtimet babi, nuk më lanë me të rigjistru në trurin tim dhe me të mbajt mend, nuk e di çka ju deshën babi, por m’i morën.
M’i morën edhe dëshirat e fëmijërisë nuk e di çka iu deshën babi, por m’i morën.
Ma morën dhe një pjesë shpirti, nuk e di se çka iu desht, por ma morën.
Mamit ia morën dashurinë, ia morën lumturinë, buzëqeshjen, ia morën jetën, nuk e di babi çka iu desht, por ia morën.
Të morën dhe ty babi na ne, pse çka iu deshte?
Unë po rritem duke bërë pyetje duke iu drejtuar kësaj bote se pse je kaq mizore, pse je kaq e ftohtë dhe pse hesht?
Babi tek varri kur të shoh me dukesh nga fytyra njeriu me i mirë dhe do të doja dhe ty të pyesja se çka iu deshte babi që të morën nga ne, por ti po hesht aty brenda atij varri dhe unë do rritem duke e bërë këtë pyetje se çka dhe kujt iu deshe. Çfarë dije ti babi?
Babi po rritem duke dëgjuar kudo të flitet për ty, disa po thonë se ti ia more jetën vetes, e për çfarë unë e di më tregoi edhe mami që ti e doje jetën shumë, doje që të më kishe edhe mua dhe të jemi edhe një familje e madhe, unë nuk do e besoj këtë babi, jo, jo nuk do ta besoj dhe nuk dua ta besoj.
Babi, sot u tha se të paskan vrarë bashkë me ëndrrat e mia dhe të mamit, bashkë me ëndrrat e gjyshërve dhe shoqërisë, po pse mor babi, çka iu deshe që të morën nga ne.
Ne shqiptarët e Kosovës jemi popull i vuajtur, kemi hequr njëmijë e një të zeza nga një regjim fashist, por kjo ikja jote dhemb më shumë, sepse ka ndodhur mes nesh, mes një klase politike që qevris dhe një klase tjetër që proteston, por që tek e fundit jemi të gjithë vëllezër.
Ti s’bëre asgjë të tepërt, përveç se protestoje paqësisht për shumë gjëra që nuk shkojnë mirë në atdheun tonë, në familjen tonë, në familjet e të gjithëve.
Por mos ke merak, ti rri aty, merri ëndrrat e mia që m,i kanë varrosur, merri krahaët e mi që mi kanë prerë, merri ëndrrat dhe lumturinë e mamit, buzëqeshjen e gjyshërve dhe kujdesu për veten.
Unë do rritem babi dhe të premtoj që ti një ditë do jesh aty ku je duke pushuar i qetë, pasi vajza jote e vogël do rritet dhe do ta luftojë këtë sistem, do luftoj pabarazitë dhe do bëj apel përditë që kjo shëri të bëhet më e mirë, më e ndershme, me shanse të barbarta, pa korrupsion dhe oligarkë. Unë besoj te drejtësia dhe e di që një ditë ajo do triumfojë.