Në Nju Jork, tubim kundër dhunimeve e krimeve serbe në Bosnje, Kroaci e Kosovë
Në New York, të martën e 29 tetorit do të protestohet.
#Rallyforherjustice do të mbahet në New York, një tubim për krimet e dhunës seksuale nga forcat serbe që kanë kaluar të pandëshkuara në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë.
Luftërat Jugosllave, prej vitit 1991-2001 kanë lënë plot viktima, dhe për këtë komunitetet shqiptaro-amerikane, boshnjako-amerikane dhe kroato-amerikane në Amerikë po e përkrahin këtë tubim, për të dënuar krimet që nuk janë ndëshkuar dhe kriminelët që kanë dhunuar e ende nuk e kanë marrë dënimin e merituar nga instancat ndërkombëtare.
Takimi do të ndodhë para Konsullatës Serbe, prej orës 11:00, për të kërkuar drejtësi për të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Bosnje, Kroaci e Kosovë.
Please follow and like us: