Albspirit

Media/News/Publishing

Ju dhuroi mbështetësve pjepra, portokalle, havjar dhe qumësht blete, dorëhiqet ministri

Një ministër ka dhënë dorëheqjen, pasi ju dhuroi mbështetësve të tij pjepra, portokalle, havjar dhe qumësht blete. Mësohet se Ministri i Tregtisë, Isshu Sugawara, ka dhënë dorëheqjen, pasi u akuzua për shkelje të ligjit të zgjedhjeve. Edhe pse duket e çuditshme, pjepri në Japoni është një frut luksi pasi në vitin 2019 çmimin i tij arriti vlerën rekord prej 45 mijë dollarë. Ministri gjithashtu ka ofruar edhe para për familjen e një prej mbështetësve të tij, duke ju dhuruar atyre një shumë prej 20,000 jenesh japonezë apo 185 dollarë. Ligji zgjedhor i Japonisë ndalon politikanët të dërgojnë dhurata për votuesit në zonën e tyre elektorale. Pretendimet u shfaqën së pari në revistën javore Shukan Bunshun, e cila thoshte se sekretari i Z. Sugawara kishte ofruar rreth 20,000 jen familjes së një zgjedhësi që kishte ndërruar jetë. Revista gjithashtu publikoi listat e dhuratave që ishin dërguar nga zyra e tij, duke përfshirë edhe pjeprat dhe portokallet.

Please follow and like us: