Albspirit

Media/News/Publishing

Aktori i famshëm francez Gérard Depardieu në Gjirokastër, vlerësohet me “Çelësin e qytetit”

Një surprizë e këndshme nga aktori i famshëm francez, Gérard Depardieu, i cili ndodhet prej dy ditësh në Gjirokastër dhe arsyeja e vizitës së tij janë xhirimet për filmin “Millosheviçi dhe unë”, ku ka dhe rol kryesor.

Disa nga skenat e fimit të regjisorit nga Prishtina Arben Kastrati, janë regjistruar sot në Pazarin e Gjirokastrës, ku kishte mes të tjerash edhe flamuj të Serbisë.

Depardieu është nderuar me  “Çelësin e qytetit” nga kryabashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi.

 

Please follow and like us: