Albspirit

Media/News/Publishing

Atifete Jahjaga: Kanceri i gjirit, së bashku mund t’ia dalim!

Image may contain: 1 person, on stage, standing, shoes, crowd and outdoor

 

Sot, si çdo vit tjetër, mora pjesë në ecjen tradicionale kundër kancerit të gjirit, në shenjë përkujtimi për ata që i kemi humbur në këtë betejë, në shenjë solidarizimi me familjarët, të cilët ju qëndrojnë pranë atyre që janë duke luftuar dhe në shenjë mirënjohjeje për qëndrueshmërinë e kurajon për jetë që i karakterizon ato që janë duke luftuar tani.

Numri i të prekurve nga kanceri i gjirit po shtohet çdo vit e më shumë dhe kjo duhet të na bëjë të reflektojmë në rëndësinë e ngritjes së vetëdijes për këtë sëmundje dhe shtimin e masave parandaluese për përkeqësimin e saj dhe diagnostifikimin e hershëm.

Falenderoj Zonjën Nafije Latifi për punën e vazhdueshme dhe për vullnetin e pakrahasuar në ngritjen e vetëdijes për kancerin e gjirit. Në këtë luftë jemi së bashku. Nuk jeni vetëm! Pëballja me këtë sëmundje nuk është e lehtë, por së bashku mund t’ia dalim me pak vullnet, empati e përkushtim.

Image may contain: 5 people, people standing, shoes, crowd and outdoor

Please follow and like us: