Albspirit

Media/News/Publishing

Publikohet dokumenti/Çfarë zbuloi Prokuroria për Agim Kajmakun?

Prej disa muajsh krebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, ka qenë në fokus të akuzave të Partisë Demokratike. PD është shprehur se Kajmaku ka fshehur problemet që ka pasur me drejtësinë greke, duke shkelur kështu ligjin e dekriminalizimit.

PD është ka deklaruar se Kajmaku ka përdorur një tjetër emër në shtetin fqinj, Jorgo Toto, dhe se problemet që ai ka pasur me drejtësinë helene figurojnë në këtë emër dhe jo në emrin, Agim Kajmaku.

Lidhur më këto akuza, Prokuroria nisi verifikimet në bashkëpunim me drejtësinë greke. Si rezultat i këtyre verifikimeve, është konstatuar se Agim Kajmaku dhe Jorogo Toto, i cili ka pasur probleme me drejtësinë në Greqi, është i njëjti person.

Prokuroria i ka nisur dokumentin Partisë Demokratike, ku thotë se nga verifikimet e bëra ndaj gjurmëve të gishtave, rezultojnë se ato të Kajmakut dhe të Totos përputhen.

Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, u shpreh se pas këtij konfirmimi, Agim Kajmaku duhet të largohet nga posti si kreut të bashkisë së Vorës, pasi ka shkelur haptazi ligjin e dekriminalizimt.

d85bc65a-1664-409b-9f1c-16502cc3be27

Please follow and like us: