Albspirit

Media/News/Publishing

Çfarë nuk duhet të vishni gjatë fluturimit me avion…

Fluturimi për shumë persona është një nga momentet më të vështira dhe veshja është shumë e rëndësishme.

Sipas “Bright Side” këto veshje nuk duhen veshur gjatë fluturimit:

Rroba të ngushta

Fluturimi cilësohet si një lloj stresi për trupin, enët tona të gjakut janë nën ndikimin e këtij stresi. Kjo për shkak të presionit dhe nevojës për të kaluar në një karrige mjaft të gjatë në një karrige mjaft të vogël. Ajo që i përkeqëson gjërat është veshja e ngushtë.

Si pasojë qarkullimi i gjakut bëhet më pak efektiv. Veshjet e lirshme mund të jenë të mira gjatë një udhëtimi por jo gjithmonë ndodh kështu.

Pasagjerët me pantallona tepër të lirshme dhe kapuç të mëdhenj, mund të fshehin diçka të paligjshme nën rrobat e tyre. Kështu siguria e në aeroport është gjithmonë më e vëmendshme ndaj tyre.

Atlete të reja

Rekomandohet që të vishni këpucë që e dini që janë të rehatshme sepse i keni veshur ato më parë. Edhe atletet më të rehatshme mund të bëhen shumë të shtrënguara kur jeni në ajër.

Pandoflat ose sandalet e hapura nuk janë opsione të mira për tu veshur sepse mund të lëndoni këmbët. Gjithashtu, përzgjedhja e çorapeve është shumë e rëndësishme. Ato do t’ju mbajnë ngrohtë kur të jetë ftohtë në bord.

Tmerr në Qytetin Studenti, bie sërish suvatimi i tavanit në dhomë

Rroba me kopsa apo prej metali

Në aeroporte të ndryshme , skenarët zbulojnë sasi të ndryshme të metaleve. Një skaner mund të shohë edhe bllokimin e zinxhirit metalik në rrobat tuaja. Udhëtarët me përvojë thonë se këto pajisje mund të jenë në gjendje që të zbulojnë edhe vathët.

Rroba nga lista e ndalimit të një linje ajrore të veçantë

Shumë kompani kanë listën e tyre të kufizimeve. Nëse rrobat tuaja janë shumë zbuluese ose ka disa fjalë fyese  mbi to, mund të mos lejoheni në bord. Pra, është më mirë të studioni rregullat e kompanisë me të cilën po fluturoni, në mënyrë që të shmangni një situatë të vështirë.

Parfumet

Para fluturimit, përpiquni ti shpëtoni tundimit për të provuar të gjithë aromat e parfumeve tuaj. Kjo sepse duhen respektuar udhëtarët e tjerë dhe të keni kujdes për shëndetin e tyre.

Aroma e një parfumi  mund të shkaktojë një reagim të paparashikueshëm tek ju por edhe tek udhëtarët e tjerë. Astma ose një reaksion alergjik nuk janë gjërat më të mira për t’u përjetuar gjatë një fluturimi./Shqiptarja.com

Please follow and like us: