Cikël etydesh nga Viron Kona
Ato që dua vetë
Vite të tëra bëra ato që më thanë,
me mendjet e të tjerëve eca në jetë,
por, tani, ju lutem, mjaft më,
do të bëjë ato që dua vetë!
Edhe ti
Nëse e mira tënde ka burim dhunën,
s`ke pse e pranon atë mirësi,
nëse ajo ka burim krimin,
i përlyer në krim je edhe ti.
Kur
Kur për interesat e tua vetjake,
tradhton shokët dhe vendin tënd,
të gjithë do të zbojnë me neveri,
si një akrep që u lëvrin nënë këmbë!
Ca grurë e egjër!
I dija se ishin të gjithë engjëj,
vija për ta dorën në zjarr e në zemër,
por, kur nisën të ndaheshin pronat,
ca dolën grurë dhe ca dolën egjër!
Me siguri
Para të dobtëve është luan,
para të fortëve bëhet lepur,
me siguri, në ndonjë fole pylli,
do ta kenë gjetur!
Mirënjohës dhe mosmirënjohës
Mosmirënjohjen në jetë askush s’e pranon,
kur e pësojmë vetë s’e përtypim dot lehtë,
që t’jemi më t’drejtë kur t’tjerët kritikojmë,
të shohim më parë sa mirënjohës jemi vetë.