Albspirit

Media/News/Publishing

Dy vite pa Adelën, miku i saj i ngushtë publikon videon dhe e kujton me fjalë prekëse: Kam plot miq rreth vetes, por nuk po të gjej ty!

Opinioni publik u shokua nga vdekja në moshë të re, në mënyrë të papritur e gazetares Adelajda Xhamani. Ajo iku nga kjo botë duke lënë një boshllëk në familjen, miqtë e dashamirët e saj.

E në këto dy vite pa të, ka qenë miku i saj i ngushtë, Eraldo Rexho ai i cili e ka kujtuar përmes një postimi.

Vitet nuk e zbehin dhimbjen… Na paskan gënjyer Adela, koha nuk shëroka çdo plagë! Ikja jote dhemb njësoj, edhe sot, si çdo ditë. Gjithçka na ka mbetur tani janë kujtimet. Të gjejmë në memorien e ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, në galerinë e fotove në i-phone, në videot e shkarkuar në kompjuter, në një kërkim në ‘Youtube’, në një rikthim tek bisedat e ‘Whatsapp’…

VIDEO/Zhvishet Ingrid Gjoni në videoklipin e ri, këngëtarja ngre temperaturat

Në zyrën 40 metra katrorë, rrethuar nga orenditë që i zgjodhëm bashkë, në kolltukun ku bënim muhabetet e ditës, në tavolinën ku thurnim plane. Ti je gjithandej! Je te 21-shi, tek rruga e Kavajës, tek Blloku, në Shkozë, Kombinat e Kinostudio, je tek eventi i fundit, ku ishim dje. Jeta vazhdon, por s’është njësoj pa ty.

Sepse na paskan gënjyer edhe kur na kanë thënë që nuk ka njerëz të pazëvendësueshëm. E di që në rastet e humbjeve të përhershme nuk ka vend për këtë krahasim, por unë ende po kërkoj për një bashkëpunëtore si ty. Kam rreth vetes, plot miq e bashkëpunëtorë të tjerë, të rinj e të vjetër, por nuk po e gjej Adelën.

Adelën që këndonte çdo ditë me mua, e që do të jetë gjithnjë në zemrën time. Të duam shumë dhe na mungon pafund  #KurrëNukTëHarroj #PërgjithmonëAdela #2VjetPaTy

https://www.instagram.com/p/B4MZo1HhuZ6/?utm_source=ig_web_copy_link

Please follow and like us: