Merita Merja, estetistja me përvojë ndërkombëtare, sjell në Shqipëri organizimin e Master Class për make-up
Pas shumë realizimeve me sukses në vende të ndryshme të botës, arritjeve të panumërta në Dubai me kurset private të trajnimit për make-up, tashmë sjell në Shqipëri organizimin e Master Class për make-up.
Merita Merja, një grua biznesi, parukiere, estetiste, dhe dizenjatore, e cila zotëron rrjetin e dyqaneve të saj, tashmë sjell për të gjithë ju që jeni të apasionuara pas së bukurës një organizim të detajuat për shpjegimin e tendencave më të fundit në treg mbi metodat për make-up profesional. Risi në këtë master-class do jetë një sekret profesional.
Personalisht, Merita Merja në trajnimet e saj dhe falë bashkëpunimeve me kompani prestigjioze e marka të njohura ndërkombëtare në fushën e produkteve do ndajë me ju vetëm ditën e masterclass-it!
SEKRETIN E PËRZIERJES SË FONDATINËS.
Tashmë do jetë më e lehtë për të gjithë ju që me anë të një fondatine të bëni një përzierje me anë të pigmentit dhe korrektorëve, e të krijoni deri në 10 tone të ndryshme të kolorit të fytyrës. Përdorimi i produkteve cilësore.
Shpjegimi në detaj, teori, dhe praktikë për çdo make-up për raste dhe evenimente të ndryshme. Sekrete profesionale të ndara me ju si dhe SURPRIZA pafund! Jo një organizim i thjeshtë, por një MASTER-CLASS I KURUAR NË DETAJ NGA MERITA MERJA./infopressalbania/