Bllokohet rruga se po kalonte Rama/Rezart Veleshnja ashpërson tonet: Je më keq se kryekonservatori Gjuzi nga trutë
Aktori i humorit Rezart Veleshnja ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi eskorta e këtij të fundit ka bllokuar rrugën për 34 minuta.
Sipas Veleshnjës, për shkak të eskortës së Ramës, njërëzit janë bllokuar duke pritur te kalimi i Saukut.
“34 minuta duke pritur te kalimi i Saukut se do të kalonte mbreti me shallvare veshur, do ikte në shtëpi mbreti, që i thotë naltmadhni Kujtim Gjuzit. Po ti jem më keq se Kujtimi lale nga truri. Po dy budallenj nuk rrinë bashkë nuk rrinë me një vend. Mirë u ke prish punë gjithë Shqipërisë, por mos u prish punë individëve që ikin në punë, se i le nga 34 minuta se do të kalojë princi! Nuk merret njeri me ty, rri i qetë, as nuk të ngacmon njeri, nuk i prekim këta si ty me të meta mendore, nuk i ngacmojmë. Ik xhaxhi me ty e kam me të gjatin”- shprehet aktori./CNA.al