Albspirit

Media/News/Publishing

‘Miss Turqia 1936’, një bukuroshe shqiptare, një yll nga Çamëria!

'Miss Turqia' në vitin 1936, një bukuroshe shqiptare, një yll nga Çamëria!

Për herë të parë një shqiptare ka rrëmbyer kurorën e Miss Turqisë dhe kjo ka ndodhur në vitin 1936. Ajo ishte një bukuroshe nga Filati i Çamërisë, Haxhire Mirushoglu, e bija e  Xhevat Mirushit, që jetonte në Izmir.

Patrioti Xhevat Mirushi bëri rezistencë për të kundërshtuar shpërnguljen e çamëve nga trojet etnike në vitet 1920-1923 dhe u detyrua të largohej për në Turqi.

 Në foton e mëposhtme, me shami në kokë, shfaqet e bija e tij, shqiptarja Haxhire, që arriti të fitonte që në vitet e para të shpalljes së kësaj gare në Turqi, kurorën e çmuar.

Image

 

Kurse në foton e këtushme, me kurorë lulesh në kokë, paraqitet e para Miss Turqia organizuar në vitin 1929, Feriha Tevfik, lindur në Stamboll, shtetase turke.

Image

 

Please follow and like us: