Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kalleshi: Si të parandaloni kequshqyerjen te mosha e tretë?

Image result for anila kalleshi

Prof. Dr. Anila Kalleshi -Dietologe Klinike

 

Jo vetëm që mosha e tretë. ka nevoja për ushqim me vlera ushqyese  ndryshe nga më të rinjtë, por ata gjithashtu kanë nevojë edhe për më shumë ilaçe, kanë rrisk më të lartë për shfaqjen e sëmundjeve kronike-si diabeti dhe sëmundjet e zemrës si dhe me shumë gjasa jetojnë vetëm. Të gjitha këto ndikojnë në kequshqyerje.

Nëse dini shenjat dhe simptomat e kequshqyerjes në moshën e tretë, mund të arrini të kujdeseni më mirë për të afërmit tuaj.

 

Shkaqet e kequshqyerjes te mosha e tretë

-Mungesa e interesit për të gatuar.

-Të jetuarit vetëm

-Efektet anësore të mjekimeve që ndikojnë në shije dhe oreks.

-Dietat me më pak kripë  dhe yndyrë.

-Preferojnë më shumë të pinë alkool sesa të hanë.

-Vështirësi për t’i gëlltitur.

-Probleme me përtypjen për shkak të problemeve në mishrat e dhëmbëve.

-Pamundësi për të blerë ushqime organike.

-Shumë shpenzime në ilaçe saqë nuk kanë mundësi për të blerë ushqime me vlera nutricionale.

 

Depresion dhe dementia

 

Disa hapa parandaluese:

 

  1. Kontrolloni frigoriferin dhe mendohuni për zakonet ushqimore.
  2. Kini kujdes ndryshimet shëndetësore dhe ndryshimet në peshë.
  3. Konsumoni ushqime të pasura me 5 vitaminat kyçe si dhe ushqime të pasura me vlera ushqyese.
  4. Hidratohuni me rreth 9 gota ujë në ditë.
  5. Kërkoni ndihmë.

 

5 vitaminat dhe nutrientët kryesorë për moshën e tretë

 

  1. Acidi Folik 400 mcg në ditë. Ushqimet e pasura në acid folik janë spinaqi, ashparagu etj.
  1. Vitamina B12 2.4 mcg në ditë. Ushqimet e pasura në B-12: Mishi i gjelit të detit, salmoni, mishi i pulës, vezët, qumështi.
  2. Vitamina C 75-90 mg në ditë. Ushqimet e pasura me vitamine C janë portokalli, grejpfruti, luleshtrydhet, domatet, brokoli, patatet.
  1. Vitamina D 600-800 IU në ditë. Ushqimet e pasura në vitaminë D janë: salmoni i konservuar, sardelet, qumështi i sojës, qumështi i lopës etj.
  2. Acidet esenciale yndyrore (EFA). Ushqimet e pasura në EFA: tuna, sardelet, salmon, trofte, gaforre.

 

Si të qëndroni të hidratuar

Hidratimi është një nga arsyet kryesore se pse shumë herë të moshuarit përfundojnë në urgjencë. Rekomandohet të pini rreth 9 gota lëngje në ditë nëse jeni mbi 65 vjeç. Uji është opsioni më i mirë! Është e rëndësishme të kontrolloni sasinë e sheqerit dhe të mos konsumoni alkool.

  1. Supa-një mënyrë e shkëlqyer për të rritur lëngjet dhe nutrientët.
  2. Kafe me qumësht.
  3. Çaj bimor.
  4. Lëngje të freskëta.
  5. Smoothie-s (më shumë fruta dhe perime).
  6. Ujë kokosi-një mënyrë e mirë për të marrë elektrolite.
  7. Qumështi.

Si te parandaloni kequshqyerjen te mosha e trete?

Please follow and like us: