Albspirit

Media/News/Publishing

Ditët e fundit të Lotarisë, Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë publike sot një set hapash udhëzues që duhet të merren në konsideratë nga aplikuesit e Lotarisë Amerikane.

Në një postim në llogarinë zyrtare në ‘Facebook”, përfaqësia diplomatike amerikane këshillon që aplikuesit së pari të lexojnë udhëzimet, hap që duhet ndjekur nga plotësimi dhe dorëzimi i aplikimit të tyre. Më tej, çdo aplikues duhet të ruajë me kujdes numrin e konfirmimit dhe të mos ia bëjë të ditur askujt tjetër.

Hapi i katërt është kontrolli i aplikantëve për të konfirmuar nëse janë përzgjedhur tek “Kontrolli i Statusit të të Regjistruarëve”. Në vijim, aplikantët e përzgjehdur duhet të ndjekin udhëzimet tek  adresa dvselecteee.state.gov. Ndërsa, hapi i fundit konsiston në procesin e intervistimit.

 

Aplikimet për programin e Lotarisë Amerikane DV2021 janë të hapura deri më datë 5 nëntor, ora 18:00.

Please follow and like us: