Albspirit

Media/News/Publishing

Atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, Policia e Shtetit jep informacion zyrtar

Policia e Durrësit sqaron dinamikën e ngjarjes së rëndë te mbikalimi i Shkozetit në Durrës, ku u qëllua me armë në drejtim të makinës së Prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja. Për pasojë janë plagosur Arjan Ndoja, 44 vjeç, Andi Maloku, 30 vjeç, dhe Ladi Muharremi, 48 vjeç, i njohur edhe me emrin Aleksandër Laho. Sipas policisë, shtetasi A.M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën. Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli. Për zbardhjen e ngjarjes  është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.  Kërkohet edhe bashkëpunimi i qytetarëve që të telefonojnë në numrin 112. Media ka mësuar se kjo ngjarje do të merret në hetim nga Krimet e Rënda, teksa disa prokurorë janë nisur drejt vendit ku ndodhi përplasja.

Please follow and like us: