Ilir Levonja: Ka mbërritur koha të servirim Ismail Qemalin si një Putin!
Në fakt është një absurd ditor të merresh me ndërhyrjet ruse sidomos tani kur dhe dy ditë kanë mbetur nga mbyllja afateve kohore për aplikimet në lloton amerikane. Vitin e kaluar Shqipëria kapi një numër rekord aplikantësh, gati 350 mijë, një shifër që i bie afro sa gjysma e gjysmës së numrit aktual të popullatës. Ndërkohë që jemi një vend ku 40% e shoqërisë kanë gati 30 vjet që jetojnë në perëndim, si rrjedhojë kanë dalë brezat e para me edukimin perëndimor, me besimin pas vendeve ku jetojnë dhe padyshim kemi gjyshërit e stërgjyshërit e parë andej si edhe krushqitë e para. Ai motaku që iku me anije në 1990 sot është bërë prind. Ai pesëvjeçari që u fut në ambasadë me familjen sot është kuadër në Suedi. Ai që iku nga malet në Greqi, sot është qytetar potencial në Athinë.
Një shoqëri tashmë e konsoliduar në stadet e jetës sa që kur shikon këto debate televizive vë buzën në gaz më shumë me plasje shpirti duke kujtuar një fakt historik, atë që tjetër ka qënë pririja sociale dhe tjetër ajo shtetërore. Rusia vet ka një popullatë të supervuajtuar, megjithatë administrata shtetërore e ka bërë qytetarin e saj një të tillë sa ta shohin me dyshim kudo. Eshtë një shtet që ia administron naftën Anglia por që i bën karshillëkt perëndimit, megjithëse perëndimi ka kapur elektricitetin. Kurse administratat e tjera, ku bën pjesë edhe Shqipëria, e përdorin si gogolin për të frikësuar popullin kalama. Megjithëse sipas raporteve ekonomike botërore nuk Hollanda sa thoi i gishtit të saj, ka një ekonomi 10 herë më të konsoliduar. E tillë është dhe ndërfutja e fundit e administratës publike e asaj që lëviz makinerinë e propagandës dhe jo atë të ekonomisë, mbi një rrezik rus, mbi një devijim të Shqipërisë drejt stepave. Deri dje na çuan në stepa, na çiftuan, na ndanë, tani vrapojnë të na e sjellin si gogolin, si asimiluesin. Madje shoh se si gazetarë a deputetë janë gati të shqyhen për t’i mbushur mendjen popullit se tani që na refuzoi Franca mund të na gllabëroj Rusia. Janë pikërisht ato strategji që përdornin dikur në lidhje me ndërhyrjet e perëndimit, me bandat e diversantëve apo cënimin e sovranitetit dhe rendit publik shqiptar. Në gjashtë vjet pushtet, u atashuan pas Turqisë dhe Erdoganit duke injoruar totalisht prirjen sociale, pra vendet ku jetojnë pjesa bruto emigrantëve shqiptarë, Greqia dhe Italia.
Në Amerikë u përpoqën të krijojnë një mërgatë te re, madje tentuan t’i përçajnë. Tani që makina e propagandës po na mbyt me rrezikun rus u kujtua të takohet me kryeministrin e Greqisë dhe atë të Italisë. Nga ana tjetër sipas këtij aktorit francez me atdhe të ri Rusinë, Xherarit, demonstron idenë e ballkanit të mbyllur, një lloj ishulli i kohës së bllokadës kur Shqipëria aderonte në vendet e uninonit të lindjes.
Pra ajo që është absurde në raportin e shtetit tonë me qytetarët është fakti i deivijit të madh të këtij të parit karshi prirjes sociale. Me një fjalë kur qytetarët në masë priren kah perëndimi, shtetit i tyre i ka ofruar lindjen, diktatin, kalifatin radikal të Turqisë, Rusisë apo Kinës së largët. Dhe pikërisht pinjollët e tyre sot ulërasin për një rrezik rus deri në sovranitetin e vendit. Megjithëse i kanë penguar shqiptarët të integrohen në perëndim, nuk kanë harruar që fëmijët e tyre, shtetarët por edhe këta pinjollët, t’i çojnë me studime aty. Pra shqiptarët në përgjithësi nuk kanë pasur probleme orientimi, nuk kanë pasur probleme ruse, rrezik rus etj., madje nuk e njihnin fare hapësirën ruse, shteti ia afroi, shteti i bëri të mësonin se çfarë ishte Siberia, çfarë ishte Gulaku, internimi a lufta e klasave etj. Shqiptarët njihnin dhe adhuronin Ana Kareninën apo Haxhi Muratin, Zhivakon, Lermontovin, Pushkinin etj. Por Shteti ua hoqi këto dhunti, u ofroi propagandën, herë për një marshim rus dhe herë për një kërcënim rus. Pra për shqiptarët rreziku nuk ka qënë asnjëherë Rusia, shqiptarët janë në kalata tragetesh, në aeroporte, po gjyshërojnë në perëndim. Këtë e dinë mirë edhe rusët vet. Sa është bajate kur shikon një analist pro qeveritar me gojën hapur për të kapur miza, flet i kërcënuar për financimet ruse tek Pd-ja e Lulzim Bashës. Dhe ka të drejtë, se nuk po del një opozitar e t’i hedhi një kovë me ujë në kokë, jo këtij gagarelit opinionist të rrezikut rus, por Lulzim Bashës. Opozitës që nuk del në rrugë për të përmbysur një herë e mirë këtë vasale administratë propogandë. E cila ka telendisur ekonominë e vendit në dhënien me qera qesharake deri të vendburimeve të lumenjëve si rasti i Bistricës. Kjo është e gjitha…, se në fakt ata që flasin gjithë ditën pro rrezikut rus, i kanë marrë Rusisë veset, modelet, po modelet më të këqija ama, të pushtetosjes pafundësisht. Kësisoj rreziku real për Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk është Rusia e Putinit, por modeli Putin që aplikon shefi i rilindjes apo i vetnominuari si Ismail Qemali i ri.