Natasha Lako: Në Vjosën e gjithë lumenjve…
Kur më në fund të përfundojnë për veten gjithë ato këngë,
pranë lumit ku pata futur këmbët,
do të pyes përsëri një burrë të ri,
që nga larg.
Si e ka emrin ky mal dhe a mund ta arrij,
a ka banorë këtu dhe priftërinj,
a mund të ketë emër që mund të freskojë fundin tim,
kur unë po përpiqem ta heq nga mendja gjithë veten time.
Kalonin këtej ndonjëherë ushtarë,
a fryn deri këtu gryka e Mezhgoranit,
ky lumë a i mban të gjithë burrat dhe gratë më këmbë,
po veten kush e kërkon vetëm ëndërr.
Pyetje të pafund ka për gjithçka rreth e rrotull,
për vezirët që kanë fjetur nëpër hije,
dhe për mitralozët e mëdhenj.
Po si mund të arrijmë atje mes të gjithë shkëndijave,
a do të kërkosh ti mes lumit me mua të flesh,
një burri t’i them.
A mund të bëjë ndonjëherë pyetje lumturia,
apo vetëm këtu në Vjosën e gjithë lumenjve.