Albspirit

Media/News/Publishing

Përplasje me armë zjarri në Durrës, atentat ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Durrës, tek mbikalimi i Shkozetit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën tre persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë transportuar për në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se mes të plagosurve është dhe prokurori Arjan Ndoja, i cili pak kohë më parë u akuzua nga kryeministri Edi Rama se mbronte grupet kriminale.Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë pikërisht prokurori Ndoja. Bëhet me dije se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Benz” me targa AA333ZD. Ky mjet është ndalur në vendin e ngjarjes, ndërsa policia po punon për lokalizimin e mjetit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje. Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us: