Albspirit

Media/News/Publishing

Ekzekutohet me gjashtë plumba kreu i tifozëve të Partizanit

Kryeqyteti serb, Beograd kaloi një mbrëmje vërtetë shoku.

Një prej drejtuesve më famëkeq të tifozëve të Partizanit të Beogradit “Alcatraz”, Ljubomir Kica Markovic është ekzekutuar me gjashtë plumba, çka i kanë sjellë vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Milenka Grcic” në Beograd.

37 vjeçari fitoi reputacion në opionin sportiv si një nga drejtuesit e grupit, të cilin ai e drejtoi me Djordje Prelic dhe Aleksandar Vavic. Më parë, Markovic ishte dënuar me 30 vite burg për vrasjen e tifozit francez, Bruce Taton.

Pas apelit, dënimi i tij u ul në 13 vjet. Burime për gazetën serbe, “Blic” pohojnë se Markoviç shëtiste i lirë në rrugët e vendit, teksa ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Aleksandar Vavic, një nga tre vëllezërit Vavic, i dënuar në mënyrë të përsëritur për krime të ndryshme, të cilët ishin edhe anëtarë të “Alcatraz”.

Please follow and like us: