Albspirit

Media/News/Publishing

Ibrahim Hajdarmataj: MARIGONA SHQIPTARE NE NORVEGJI

Image result for marigona shqiptare ne norvegji"

  • Te shkruash per shkrimtarin Viron Kona, i cili eshte autor i 57 librave dhe i 7 Çmimeve Kombetare dhe Nderkombetare, i perkthyer ne disa gjuhe te shteteve europiane, duhet jo vetem durim, por edhe pergjegjesi per cfare shkruan. Une kam botuar 1 liber per Vironin rreth 360 faqe per krimtarine e tij letrare dhe cfare kane shkruar mbi 60 krijues, komente letrare ne librin e titulluar: “Blerimi i nje fushe me krijime te bukura”, ne forme monografi letrare, para 9 vjeteve. Gjate kesaj periudhe 9 vjecare jane dyfishuar autoret kritikë per librat e Vironit, ku po punoj per librin e dyte, ku i kalon 600 faqe kritik letrare. Une po ndalem tek libri i fundit i Vironit qe titullohet: “Marigona Shqiptare ne Norvegji”, qe i dedikohet Emine S.Hotit nga fshati Qikatov i Drenices te Kosoves, e cila prej vitesh eshte me banim ne Norvegji. Nuk po ndalem te redaktori i librit Kadri Tarelli, i cili ka bere nje pune te kujdesshme dhe as te recezentve Dr. Bajram Mejdaj dhe Bashkim Saliasi, te cilet me mjaft frymezim kane ngritur larte vlerat artistike dhe morale ne kete liber. Ne radhe te pare me lind ideja te pyes, pse behet nje liber per nje njeri ?
  • Menjehere me vjen pergjigja, sepse per kete duhet te kesh 2-3 gjera te vecanta. “Marigona Shqiptare ne Norvegji”, sic titullohet libri monografik letrar eshte per Emine S.Hoti nga fshati Qikatov i Drenices se Kosoves ,nene shembullore me 4 femije, arriti ne Norvegji ne nje kohe te shkurter, me vullnetin e saj, me punen e saj, me sakrificat e saj te fitoj statusin e edukatores se kopshtit dhe me vone te arsimtares ne shkolle. Vecori e kesaj shqiptare heroine, bamirese, e guximeshme, bujare dhe fisnike e cila naten pas pune, me makinen e saj te qepjes, priste, qepte dhe qendiste veshje karakteristike te Shqiperise se Veriut si pshtjellak, zapreg,dimi, jelek e deri flamujt Kombetar Kuq e Zi me shqiponjen dy krenare. Te gjitha keto qe i bente me djersen e ballit te saj, me leket e saj, duke sakrifikuar me dhjetra net pa gjum, mbi makinen e saj qepëse ,e cila shendrohej ne nje ‘Fabrike te Vogel’, te prodhuara si veshje kombetare. Te gjitha keto punime i falte, i dhuronte si ne Maqedonin e Veriut, ne Mal te Zi, Itali, Suedi, Kosove  e deri ne krahinen e saj te Drenices per shqiptaret e shoqata shqiptare, cka e kthen ate ne nje bamirese fisnike. Kjo eshte e vecanta e kesaj gruaje heroike, e kesaj gruaje qe mund ta quajm se rilindi nje Nene Tereza e dyte. Duke i dhuruar falas,ajo po perhap Shqiptarizmin dhe Atdhetarizmin ne Mergate. Keshtu mbyllet pjesa e pare e librit. Nje e vecante e kesaj femre te hekurt eshte se gjate kohes qe qepte naten dhe qendiste, mendimet qe i vinin ne koke, ajo i hidhte ne leter dhe shkrimet keshtu me vone merrmin formen e librave te saj ne proze e poezi,e cila eshte prezantur para lexuesve me 8 libra te botuara:

  

  • Jete ferri-roman  
  • Pyesni zemren –poezi
  • Feniks –poezi
  • Sinfoni te jetes –poezi
  • Shqetesime mergimtaresh –ese
  • Poezi per nenen
  • Kenget e vendit time
  • Hije –poezi
  • Keshtu pjesa e dyte e kesaj monografie letrare shpaloset me shenime kritike, per krimtarine e shkrimtares stilistes dhe atdhetares te mirenjohur shqiptareo –norvegjeze, per Emine S. Hotin nga kritiket: Hysen Ibrahimi, Sokol Demaku, Hamit Kunguri, Sejdo Harka, Kadri Tarelli, Bashkim Saliasi, Viron dhe Liljana Kona, Arjeta Zogaj, etj kushtuar librave te saj ne kete pervjetor te 60. Ne fakt duhet  ‘kritikuar’ shkrimtari i mirenjohur Viron Konen se per “Marigonen Shqiptare ne Norvegji”, per Emine S. Hotit e Drenices se Kosoves jane pak 455 faqe te kesaj monografie letrare.

 

 

 

 

 

Please follow and like us: