Mentor Kikia: Koha kur Shqipëria duhet mbrojtur prej shqiptarëve
Për të gjithë ata që janë duke luftuar për të mbrojtur natyrën nga babëzia e biznesmenëve që po e hanë Shqipërinë me lejen e qeverisë. Për ata që luftojnë kundër HEC-eve, që po shkatërrojnë cdo përrua e cdo park natyror në këtë vend.
Ky është një liqen i vogël, më saktë ishte, në fshatin tim. Ishte krijuar nga Kombinati Metalurgjik, si vend për depozitimin e mbetjeve minerare. Por natyra e bëri të sajën, i mbuloi me dhe mbetjet dhe e shndërroi në një gjë të bukur. Rreth tij gëlonte jeta, bimësia ishte harbuar. Kishte peshk dhe rosat e egra kishin krijuar koloninë e tyre. Ishe vendi nga ku merrnin ujë qindra familje për të ujitur dhe merrte jete çdo gjë e gjallë.
Por një ditë, një sipërmarrës kërkoi të merrte atë që gjendej disa metra nën tokën, nën tabanin e liqenit. Ministria e Ekononië firmosi letrat pa pyetur fare se çfarë rëndësie kishte ky liqen i vogël për shumë njerëz e për vetë natyrën. Por thjeshte per interesat e nje biznesi. Kontrata thoshte se, pasi të merrte depozitimet minerare, kompania duhej ta rikthente liqenin në këtë gjendje. Por ai i vuri tritolin digës, e shpartalloi, e shkatërroi. Banorët nuk bënë rezistencë dhe sot aty nuk ka as zogj, as ujë për ujitje, asgjë tjetër veçse një gërmadhë. Dëshmi e babëzisë dhe papërgjegjshmërisë qeverisëse.
Ju që ende e keni ujin në përrua, pa u futur në tuba, mos e lëshoni. Luftoni. Është koha ta mbrojnë Shqipërinë jo nga serbët dhe grekët, por nga vetë shqiptarët.