Albspirit

Media/News/Publishing

Bardhyl Berberi: 30 vjet, elita intelektuale e degraduar…

Image result for bardhyl berberi

Bardhyl Berberi

 

Kryeministri Rama tashmë e ka të qartë një gjë: Që e keqja atij dhe shoqërisë shqiptare i ka ardhur nga njerëzit e paditur dhe gjysëm të ditur që e kanë kapur shoqërinë shqiptare si një oktapod nga këta të paditur ose gjysëm të ditur që e shfrytëzojnë karriken që ja u jep partia vetëm për interesa personale. Shikoni ku janë vendosur në punë të afërmit e kryetarëve të bashkive apo të deputetëve që e ndajnë tepsinë tuaj të famshme vetëm me të afërmit edhe pse nuk kanë diplomë apo e kanë falco ata qëndrojnë nëpër pika kyce. Dhe së dyti a do të jesh në gjendje që ta realizosh këtë premtim të na zhdukësh nga institucione apo drejtues institucionesh këtë ushtri të madhe me të paditur apo gjysmë të paditur, ose siç e thotë populli me një fjali të thjeshtë “këtë dështakë që po na marrin më qafë”.

Megjithatë, cila është gjendja, e cili është roli i intelegjencies në shoqërinë tonë?

Kam frikë të ve në kandar këtë pyetjeje me përvojën që na ofron realiteti gati 30-vjeçar post komunist. Ta themi troç: Degradimi i elitës intelektuale është njëra prej arsyeve të dështimit të shumë reformave politike, sociale dhe kulturore duke e lënë vendin tonë në këtë derexhe. Sidoqoftë mbetet e vështirë t’i përgjigjesh pyetjes se cila është gjendja, roli dhe rëndësia e intelegjencisë në shoqërinë shqiptare. Mjafton një analizë thjesht formale dhe e karakterit krahasues për të vërtetuar logjikshëm se  roli  prej mercenari i  që ka kapluar shoqërinë tonë nga disa gjysëm të ditur, të cilët në shumë raste  kanë  marrë  drejtimin e posteve drejtuese në shoqërinë shqiptare jo me diplomë dhe tituj shkencorë, por me tesera partie. Ky takëm ka kapur parlamentin shqiptar ku pjesa dërmuese e tyre janë gjysëm të ditur që kanë ardhur aty ose me një diplomë falco të blerë ose me një universitet privat  tip kioske nga ata që kanë shitur diploma edhe përtej  kufijve shqiptarë.

Nëse do të jemi objektivë do të evidentojmë me lehtësi se pas shpinës së ‘udhëheqësve’ dhe kryetarëve të partive qëndrojnë turmat e mediokërve, gjysmë të diturve, gjysmë inteligjentëve, të cilët kanë bërë  tarapanë duke grabitur toka, duke bërë korrupsion me tendera apo me koncensionet e famshme. Këtu duhet ndarë një takëm prej gjysëm të diturve që kanë kanë përfituar tendera, por kanë përvetësuar në mënyrë të jashtëligjshme gradat shkencore dhe titujt akademikë. Këta janë ata që bëjnë më tepër dëm se askush tjetër se injorancën e tyre e veshin me mantelin e një intelektuali. Ata kurrë nuk kanë qenë intelektualë në kuptimin klasik të fjalës, por mediokër…të klasit të lartë dhe sahanlëpirës deri në përulësi të shefave të tyre.

Gjysmë të diturit janë të bindur se dinë gjithçka ose të paktën i dinë gjërat kryesore, ndaj veprojnë brutalisht e pa kompromis. Sa njerëz sot vuajnë nga veprimet e gjysëm të diturve, të cilët i kanë okupuar gjitha  postet  drejtuese dhe vendimmarrëse në shtet dhe shoqëri.

Vitet e represionit komunist ndaj intelegjencies shqiptare kanë qenë njëkohësisht edhe vitet kur u zhdukën nocionet e nderit, ndërgjegjes, dinjitetit njerëzor, besnikërisë ndaj principeve individuale, të vërtetës dhe mirënjohjes.

Mos nderimi ndaj intelegjencies shqiptare të asaj kohe edhe sot është mosrespekt ndaj kujtimit të qindra e qindra intelektualëve që mbetën ose vdiqën të ndershëm nëpër burgjet komuniste.

Çfarë e bën një njeri të rradhitet në mesin e intelegjencies? Sipas bindjes sime, intelegjencies i përkasin përfaqësuesit e profesionit që lidhen me punën mendore shkencore, njerëz të lirë në bindjet e tyre, të pavarur nga presionet ekonomike, politike, partiake, shtetërore, që nuk u nënshtrohen diktateve ideologjike, politike e partiake, pra ata njerëz që në emër të intelegjencies kanë parimin  intelektual, si kategori morale. Njeriu intelektual nuk është i lirë veçse nga ndërgjegja dhe mendimi i tij,, por edhe nga veprimet që ka ndërmarrë gjatë punës dhe aktiviteteve të tij.

Megjithatë, ne njohim dhe shohim në jetën e përditshme të intelektualëve robër, të kapur me hallkat e vjetra e të reja partiake dhe ideologjike, ngjyra e të cilëve i kanë si spektri i ylberit. Ky takëm njerëzish, që i këmben bindjet e veta për shkaqe leverdie e interesi, është imoraliteti më pervers dhe për kurfarë “bindjeje” nuk mund të bëhet fjalë.
për intelektualë apo inteligjencë .të cilëve iu mungon ndërgjegjia…Ndërgjegjja nuk është vetëm engjëlli mbrojtës i nderit njerëzor, ajo është edhe timoni i lirisë së tij, ajo kujdeset që liria mos shndërrohet në arbitraritet, por t’i tregojë atij rrugën e drejtë në situatat konfuze të jetës bashkëkohore. Por, edhe ndërgjegja e intelegjencies sonë letragjike është reduktuar dhe është estetizuar, sipas një postulati në frymë postmoderne.
Intelektuali, shkencëtari, krijuesi duhet të jetë të gatshëm të rrezikojë e të sakrifikojë duke mos u frikësuar edhe nga ndonjë pësim e flijim për të mirë të njerëzimit përgjithësisht, të shoqërisë në të cilën jeton ose kombit të cilit i takon. Ata duhet të punojnë për njerëzimin, që t’i ndihmojnë së vërtetës. Intelektuali i vërtetë duhet të shquhet në luftën për demokraci, për drejtësi, për kulturë, për barazi të plotë e të vërtetë. Intelektuali i ndershëm dhe i ndërgjegjshëm duhet medoemos të veprojë në këtë plan; ai duhet të ngrejë zërin kundër çdo dukurie negative siç janë: të drejtat e njeriut dhe të qytetarit, të drejtave kombëtare e politike. Ai duhet të ngrihet kundër fyerjeve, nënçmimeve e poshtërimeve individuale e kolektive, duhet të ngrihet kundër inskenimeve të proceseve të montuara, madje edhe të komploteve nga më të ndryshmet, kundër vetë qenies së individit dhe të kolektivitetit të tërë apo komplote  ndaj atdheut të tij, siç ishte rasti i shitjes së hapësirës detare Greqisë.

Intelektuali këto vite tranzicion ka qënë i nënshtruar, i poshtëruar dhe abuzimi nga pushteti politik, qoftë kur është fjala për ndërgjegjen e tij, qoftë kur është fjala për ta përdoruar nga forca të ndryshme politike kur kanë bastione që nuk i marrin dot me vota zgjedhin një intelektual 24 karat. A  nuk është kjo një shkelje e rëndë e individualitetit dhe të të së drejtë elementare të tij, të bindjes e të shprehjes së lire…
Vlen të theksohet se liria gjithmonë ka qënë vlerë për njeriun dhe se mungesa e lirisë është vdekje, sidomos për një intelektual të kompletuar. Gjysmë të diturit që kanë marrë karrike partiake dhe poste të rëndësishme ndryshojnë nga të diturit si të gjallët me të vdekurit… Rujuni nga këta gjysëm të diturit se janë një rrezik aktual për shoqërinë  shqiptare, sidomos ata që e ngrenë karrierën e tyre mbi tesera partie.

Zoti Rama, duhet një fshesë e madhe të pastrosh këta të paditur, por është e vështirë sepse ata janë të parcelizuar njerëzit e familjes së kryebashkiakut, të deputetit apo të kryetarit të partisë në rreth, të ministrit apo të një drejtori të madh. Dhe që të hysh  në këto parcela duhet burrëri që autokombajna të hyjë dhe të ‘korri’ pa dallim të gjithë këta  dështakë apo gjysmë të ditur që kanë marrë karriket e mëdha të shtetit dhe të drejtimit. Kjo do të jetë beteja më e madhe dhe njëherazi një sfidë për qeverinë e në të kundërt do të vjeli fruta të hidhura…

 

Please follow and like us: