Xhoi Jakaj: Problemet me adoleshentët dhe kujdesi ndaj tyre
Adoleshentët e sotëm modernë kanë të theksuar disa prirje, mes të cilave atë për cigaren dhe lëndët psikotrope. Si duhet të sillemi me një adoleshent në rastet kur ai është i dhunshëm e me prirje për përdorim duhani, alkooli apo lëndësh narkotike?
Parandalimi është më i lehtë se shërimi…
1. Tregojeni me fjalë dhe shembuj konkretë që përballimi i situatave të vështira dhe i problemeve që nisin në jetën e një adoleshenti për arsye të ndryshme nuk zgjidhen duke përdorur alkool, duhan apo lendë narkotike; sqaroje me durim e kujdes që gjithkush që i ka hyrë asaj rruge përfundimi i tij ka qënë dështimi në jetë, në familje, karrierë dhe në dashuri…
2. Nëse nuk ka motive të vlefshme dhe ka rënie në mësime, probleme në familje, apo gjendet nën një plogështi totale, kjo situatë duhet të merret si sirenë alarmi, e nëse do identifikoheshin në kohën e duhur, problemi juaj do jete më i lehtë për t’u zgjidhur.
3. Kontrolloni mënyrën si fëmija juaj në adoleshencë i shpenzon paratë dhe nëse ke nuhatur që përdor duhan apo lëndë narkotike është momenti t’i reduktoni shpenzimet dhe t’i ndryshoni në mënyrë të menjëhershme ritmin e veprimeve ditore e të konsultoheni me specialistë; shpesh prindërit për të mbuluar mungesat e tyre pranë adoleshentëve, maskohen nën petkun e parasë për t’i kompensuar deri diku kohën prane tij, e në vend që ta ndihmosh i ke dhënë stimul për çorientim.
4. Mos u bëj në mënyrë kategorike aleat me adoleshentin, nëse ke zbuluar qe ai është konsumator i duhanit apo lëndëve narkotike edhe kur përpiqet të gjejë njëmijë e një justifikime që nuk është e tij, element të cilin për të dalë nga situata adoleshentët e përdorin në mënyrë sistematike.
Ata për të dalë nga kjo gjëndje përdorin shprehjet, ‘kam botën time dhe shoqëria ime të njëjtën gjë bën’, ‘nuk është fundi botës’, ‘tani jam i rritur’’ etj, etj sllogane të tilla të kohëve që jetojnë prindërit me adoleshentët, por nuk duhet në mënyrë absolute ta tolerosh as të bëhesh palë në gabimin e bërë…toleranca në këtë rast duhet të jetë zero.
5. Bashkëbisedo me fëmijën në këtë periudhë tranzicioni të adoleshencës, konsultohu, bëji pyetje dhe merri mendimin e tij. Bëji te ditur që edhe mendimi i tij është i rëndësishëm në vendimmarrjet e familjes. Përfshirje e tillë ndikon pozitivisht në marrëdhënie. Një marrëdhënie e shëndetshme sjell pasoja të shëndetshme. Adoleshenti ndihet mirë hera-herës kur prindin ose adoleshenti ka me shumicë në këtë moshë, por prindër vetëm dy; ata duhet të jenë pafund vigjilentë, ndryshe femija mund të bjerë në gabime të pariparushme.
6. Vendos kufij të prerë dhe mos kini frikë nga kundërveprimi i tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë po e mbron nga rreziku, në rast se tregohesh tolerant do ta rrezikosh më së shumti.
7. Krijo me një motiv të ri, që ta largosh sa më parë nga rreziku, nxite për një sport të ri apo ndrysho format e argëtimit që të shpenzojë energji të tjera shtesë e mos t’i referohet vesit, drejt të cilit mundet të ketë rendur dhe për arsye nga më të ndryshmet si shoqëria jo e duhur, tepri e kohës së lirë të adoleshentit dhe mos vëmendje e prindërve për shkak të jetës së ngarkuar.
8. Ndërto një test të femijës tënd për të zbuluar tipin e tij që pastaj të marrësh masat e duhura, psh…a ka prirje fëmija juaj për të pasur…
a- Autokoshiencë,
b- Menaxhim të emocioneve të momentit,
c- Menaxhim i situatave stresante,
d- Sensi i tij kritik ndaj gjithçkaje që e rrethon,
e- Për vendimmarrje,
f-Në zgjidhjen e problemeve,
g- Aftësia komunikative,
h- Aftësia për të dëgjuar dhe mësuar nga gabimet,
i. A është mjaftueshëm social dhe integrohet në shoqëri të reja lehtë apo me vështirësi…
9. Nëse do punoni me vëmendje rreth kësaj situate që t’i ndërtove me fëmijën tënd në adoleshencë ka gjasa që ta parandalosh rrezikun e përdorimit të lëndëve psikotrope si dhe dëshirës për të përdorur cigaren në moshë shumë të vogël.
10. Nëse ka ndodhur që fëmija juaj në adoleshencë është i përfshirë në grackën që i ofron përdorimi i tyre, atëherë drejtohu sa më parë qëndrave të rehabilitimit dhe atyre psikologjike pa hezituar se problemi do ekspozohet, sepse tashmë nuk ke çfarë të presësh më tepër nga këshillat apo sugjerimet; në këtë rast ti nuk je më efikas me rregulla, receta apo çfardo tjetër, tashmë trupi dhe truri i adoleshentit është i tëri nën presionin e varësisë e rrugëdaljet janë pothuaj minimaliste.
Please follow and like us: